LIVE UPDATES
Aktualitet

Kriza që sjell Covid-19, kreu i shoqatës së biznesit liston kërkesat ndaj qeverisë: Na rimbursoni pagat e punonjësve dhe k

15 Mars 2020, 21:41 Nga DOSJA
Kriza që sjell Covid-19, kreu i shoqatës së biznesit liston

TIRANË– Albert Nasto, kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë kërkon që qeveria të marrë një sërë masash që t’i vijë në ndihmë biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri gjatë kësaj periudhë krize. në një letër drejtuar Qeverisë dhe Ministrisë së Financave e Ekonomicë, Nasto shkruan se duhet të krijojë mundësinë e shtyrjes së pagesave, gjobave dhe detyrimeve fiskale të biznesit ndaj shtetit, të rimbursojë pagën e punonjësve, detyrimet për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si dhe të shtyjë pagesat e energjisë elektrike dhe ujit si dhe taksave vendore. ndër të tjera, kreu i shoqatës kërkon që për bizneset që pësojnë dëme nga kjo situatë, qeveria të gjejë forma për kompesimin e plotë të tyre, të përjashtohen bizneset nga taksa e pronës deri në përfundimin e krizës, ndërsa Banka e Shqipërisë të injektojë para në treg për të ulur efektin e krizës.

Letra e plotë

Tiranë më 15.03.2020                                                                                                                            Kërkesë:  Për disa masa lehtësuese fiskale ndaj biznesit

Drejtuar:  Qeverisë të Republikës të Shqipërisë

Për dijeni: Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë

Në situatat e pandemisë për shkak të covid-19, në të cilën po kalon vendi, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm  të Shqipërisë, përshëndet masat e ndërmarra nga Qeveria, për mbrojtjen e jetës të qytetarëve. Mbyllja e aktiviteteve ekonomike në shumicën e bizneseve edhe një here e ve në sprovë biznesin e vogël dhe të mesëm pas tërmetit të 26 Nëntorit. Përshëndesim Bankën e Shqipërisë për iniciativën që ndërmorri në shtyrjen e afatit 3 mujor për shlyerjen e kredive dhe interesave bankare ndaj individëve dhe biznesit, por jemi shpresëplotë që kjo të vihet në zbatim sa më shpejt. Nga ana tjetër, natyrshëm kjo situatë pritet të sjellë vështirësi të mëdha ekonomike ndaj biznesit në përgjithësi, por sidomos biznesit të vogël dhe të mesëm në veçanti, për arsye sepse biznesi i vogël është më i ndjeshëm ndaj këtyre situatave. Sot problemet ekonomike varen shumë nga kohëzgjatja e pandemisë. Masat për shëndetin publik kufizojnë dhe dëmtojnë aktivitetin ekonomik. Bizneset vazhdojnë dhe paguajnë shpenzimet fikse megjithëse kanë pezulluar aktivitetin ekonomik. Në treg ka ndryshime të mëdha të rregullit ekonomik kërkesë-ofertë. Bizneset do të përballen me krizë parash, rrjedhimisht punëtorët do të ngelen pa punë. Në këto kushte, biznesi është i detyruar ose të marrë borxh para në banka dhe rrugë informale ose të falimentojë. Lidhja biznes i vogël – biznes i madh do të prishet dhe njëkohësisht  do të shkatërrohen balancat ekonomike. Pas mbarimit të krizës shëndetësore, ekonomike dhe sociale, frika e biznesit është e madhe nga largimi i punonjësve jashtë shtetit. Paniku për një krizë financiare do të çojë në një krizë kredie etj. Të ndodhur në këto kushte e shohim të arsyeshme për t’i kërkuar qeverisë marrjen e disa masave dhe plane veprimi ndërmjet palëve me grupet e interesit, për lehtësimin e barrës fiskale dhe monetare ndaj biznesit. Duke marrë shembuj nga vendet e prekura nga pandemia, si Franca, Italia, Gjermania, Spanja, Kosova etj.të cilat kanë miratuar paketa fiskale shtesë edhe shteti ynë, duhet të miratojë një paketë ekonomike dhe sociale ku detyrimisht përfshihet biznesi i vogël dhe i mesëm. Deri në mbylljen e krizës shëndetësore sociale dhe ekonomike kërkojmë:

-Qeveria të shikojë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike e varur kjo nga situata në të cilën vendi do ndodhet për shkak të pandemisë.

-Qeveria të krijojë mundësinë e shtyrjes së pagesave, gjobave dhe detyrimeve fiskale të biznesit ndaj shtetit.

-Rimbursimin e plotë të pagës së punonjësve.

-Rimbursimin e detyrimeve për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

-Shtyrjen e pagesave të energjisë elektrike dhe ujit si dhe taksave vendore.

-Për bizneset që pësojnë dëme nga kjo situatë, qeveria të gjejë forma për kompesimin e plotë të tyre.

-Të përjashtohen bizneset nga taksa e pronës deri në përfundimin e krizës.

-Të kompesohet e plotë pagesa e qerasë si dhe tatimit në burim i qeradhënësit, për të gjitha bizneset të cilat janë qeramarrës.

-Të shtyhet për një periudhë të caktuar nga ana e qeverisë deklarimet e bilanceve, për shkak të vështirësive të mbledhjes së dokumentacionit nga ana e kontabilistëve.

-Banka e Shqipërisë të injektojë para në treg për të ulur efektin e krizës.

-Zbutjen e normave të interesit duke i krijuar bizneseve mundësi më të mëdha kreditimi.

Në planin afatgjatë, për shkak të krizës si dhe ankimimeve tona të shpeshta për tatime dhe taksa të larta, qeveria duhet të rishikojë edhe një herë një program të një pakete të re fiskale dhe zbutjen e kostove ndaj biznesit. Kjo paketë do t’i krijonte mundësi edhe bizneseve të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Në zbatimin e ligjit në kushtet aktuale, qeveria jo vetëm të ndërmarri masa ndëshkuese për shkelësit e ligjit, por dhe masa lehtësuese që vendi të mos ndodhet para një recension i cili do të sillte falimentimin e mijëra bizneseve dhe largimin e mijëra shqiptarëve drejt perëndimit. E shohim me vend t’i bëjmë thirrje biznesit të veprojë me rigorozitet ndaj masave të marra nga qeveria, gjithashtu askush të mos abuzojë me çmimet e produkteve dhe shërbimeve dhe urojmë që kjo situatë të kalohet me lehtësi dhe sa më shpejt. Ju faleminderit për mirëkuptimin për Shoqatën e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë. Kryetari Albert Nasto.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert nasto koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi albert nasto koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 15 Mars 2020, 20:31

TIRANË– I riu që shikoni në foto është Dean Çelaj, themeluesi i platfromës Akademia.al, me anë të së cilës të gjithë nxënësit po marrin mësimet në k...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni