Politike

Kriza politike/ Vasili: Opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh

Vasili ka deklaruar se opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh.
Featured image of article: Kriza politike/ Vasili: Opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së

Tiranë– Për krizën politike në vend nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar se opozita do të vijojë aksionin e saj.

Vasili ka theksuar se nuk do të fokusohen vetëm në protesta, siç kanë bërë në muajt e kaluar.

“Opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh. Kriza shumë e rëndë kushtetuese, politike dhe e përfaqësimit. Dakordësi e plotë për platformë që zgjidh krizën. Opozita e bashkuar e vetmja garanci për daljen nga kriza. Opozita kërkon hapjen e negociatave jo demagogjinë e radhës. Opozita e vendosur për të çuar deri në fund aksionin e saj. Edi Rama është gjeneruesi e shkaku i krizës dhe jo zgjidhja. Edi Rama i interesuar vetëm që integrimi të dështojë. Mazhorancës i intereson kriza si alibi për grabitjen me koncesione”, shkruan Vasili.

Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë ky i fundit vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Opozita paralajmëron për fillimin e protestave.  Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment