Politike

Kriza politike, Patozi: Asnjë nga dy partitë e mëdha s’kërkon reformë zgjedhore

Në një postim në "Facebook", Patozi shkruan se Rama ishte ia që kërkoi ndjesë publike për bashkëfajësi në ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, pasi “Rilindja” e tij nuk arriti të fitojë zgjedhjet në vitit 2009.
Featured image of article: Kriza politike, Patozi: Asnjë nga dy partitë e mëdha s’kërkon reformë zgjedhore Astrit Patozi

TIRANË- Kreu i Partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi, teksa iu referua deklaratës së kryeministrit Rama sot në një intervistë në “Tv klan”, deklaroi se kryeministri Rama “identifikohet vetë me djallin, vetëm për të mos ndryshuar rregullat e lojës”.

Në një postim në “Facebook”, Patozi shkruan se Rama ishte ia që kërkoi ndjesë publike për bashkëfajësi në ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, pasi “Rilindja” e tij nuk arriti të fitojë zgjedhjet në vitit 2009.

Është i njëjti personazh, që kërkoi ndjesë publike për bashkëfajësi në ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, pasi “Rilindja” e tij nuk arriti të fitojë zgjedhjet në vitin 2009″, shkruan Patozi.

Postimi i plotë i Astrit Patiozit:

NJË LAJM I KEQ PËR OPTIMISTËT E REFORMËS ZGJEDHORE

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të gjithë ata që po shpresojnë në ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, si nisjen e zgjidhjes së krizës, madje disa syresh duke e konsideruar atë ngjarje të sigurt, i ftoj të ndjekin intervistën e sotme të “timonierit”. Ai thotë se nuk e ka parë kurrë djallin të fshehur pas sistemit, i cili, sipas tij, i paska sjellë vendit kaq e kaq gjëra të mira, saqë ti mund të nisësh e të dyshosh tek vetja, pse nuk ke arritur t’i shohësh dhe t’i ndjesh ato.

Është i njëjti personazh, që kërkoi ndjesë publike për bashkëfajësi në ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, pasi “Rilindja” e tij nuk arriti të fitojë zgjedhjet në vitin 2009.
Dhe pyetja e parë që vjen në mendje është se si ka mundësi që të marrë në shpinë një barrë aq të madhe, sa të identifikohet me djallin, vetëm për të mos i ndryshuar rregullat e lojës, të cilat për pak na çuan në përplasje civile dy muaj më parë.
Duke e përligjur vetë në një farë mënyre pretendimin se “zgjedhje me Edi Ramën nuk mund të ketë”.

Sepse nuk besoj se ka naivë që të besojnë se ai thjesht ka shprehur një opinion dhe se këtë punë ka mundësi që ta rregullojnë Damian Gjiknuri me të tjerët në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Dhe çudia më e madhe është se nga e gjen gjithë këtë siguri, që pala tjetër nuk do ta kërkojë, ndërkohë që ai po i lutet për ta vendosur bashkë dhe mundësisht sa më shpejt se si do të shkohet në zgjedhjet e ardshme.

Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë ky i fundit vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

|(a.m/dosja.al)

Shto Koment