Politike

Kriza politike/ Parashikimi i Vangjel Dules: Në pranverë do të kemi zgjedhje, ndërkombëtarët duan stabilitet

Ish-deputeti Vangjel Dule ka folur lidhur me krizën politike në vend, ku edhe ka hedhur tezën se në pranverë do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Featured image of article: Kriza politike/ Parashikimi i Vangjel Dules: Në pranverë do të kemi zgjedhje, ndërkombëtarët duan stabilitet Vangjel Dule

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar ish deputeti Vangjel Dule dhe Arjan Çuri. Dule ka folur mbi largimin nga Kuvendi dhe pikat kryesore që ka opozita.

“Edhe pse veprimi ynë ishte një shok që e ekspozoi atë, vazhdon të mbështetet Rama. Nuk jemi në planin e parë të vëmendjes së ndërkombëtarëve. Janë të interesuar më tepër për stabilitetin e jetës politike në vend dhe Rama prezantohet si garantues i këtij stabiliteti. Nuk është në favorin e vendit, ky është një disavantazh sepse demokracia në vendin tonë është duke vdekur. Jam shumë optimist se jemi duke iu afruar… çdo gjë do kohë. Koha politike është pak e ndryshme nga koha fizike. Kemi arritur të ekspozojmë të keqen e Ramës brenda pak muajve”, tha Dule.

Sigurisht që kjo do paguhej shtrenjtë nga opozita. Demokracia është çështje institucionesh… Ju si grup opozitar në fillim keni qenë goxha kompakt, ndërsa tani njëri është më shumë i duruar, njëri më pak, etj. Ajo që kam patur dëshirë t’ia bëj pyetje, është se si ka mundësi që nuk e gjenit veten në krahë në 2015 dhe si do ta gjeni veten nesër në qeverinë e përbashkët të Bashës?”, e ka pyetur Çuri Dulen.

Duhet të jemi të qartë se kampi opozitar është më i gjeri gjatë këtyre viteve të pluralizimit tonë. E dyta, jo të gjitha partitë domosdoshmërisht do të jenë me të njëjtën pikëpamje për çështjet e ndryshme të aktualitetit. Kemi dy momente që na bashkojnë; largimi i kryeministrit dhe qeverisë së tij dhe e dyta, organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike. Unë po shikoj se po kompaktësohet në qëndrimet e veta opozita e sotme. Me dorëheqjen e vitit 2015, unë denoncova fenomenin sepse personi që ju përmendët (Idrizi) ishte prototipi i merkatos politike në vendin tonë. Politika jonë ka shumë fenomene negative, më e keqja është se zgjidhesh me një parti dhe pastaj kalon tek ana tjetër. Deri më sot ne kemi marrëveshje dypalëshe PD-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Besoj kemi zgjedhje në pranverë”, ka thënë Dule.

Marrë nga Zonë e lirë

Shto Koment