Bota

Kriza politike në Itali, Salvini: Duam zgjedhje të parakohshme

Ai është shprehur se italianëve u duhet siguri dhe se nuk kanë më nevojë për qeveri teknike.
Featured image of article: Kriza politike në Itali, Salvini: Duam zgjedhje të parakohshme Matteo Salvini
Përditësuar:

ITALI– Ministri i Brendshëm i Italisë Mateo Salvini që është njëkohësisht edhe zv/kryeministër i këtij vendi ka kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Ai është shprehur se italianëve u duhet siguri dhe se nuk kanë më nevojë për qeveri teknike.

Itali po shkon drejt zgjedhjeve të parakoshme. Le të shkojmë menjëherë në Parlament, nuk më shumicë. Nuk duam kolltukë shtesë. Nuk duam qeveri teknike. Nuk ka më nëj maxhorancë, fjala për votuesit,”– u shpreh Salvini.

Ndërkohë mësohet se kryeministri i vendit Giuseppe Conte ka zhvilluar sot një takim të gjatë me presidentin italian, në lidhje me krizën por duket se asgjë nuk është zgjodhur.

Prej disa kohësh Italia po përjeton një krizë politike pas disa përplasjeve brenda koalizionit të maxhorancës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment