LIVE UPDATES
Politike

Kriza politike/ Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama

26 Maj 2019, 13:26 Nga DOSJA
Kriza politike/ Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon dorëheqjen e

TIRANË- Lëvizja “VETËVENDOSJE!”, e cila disa ditë më parë çeli zyrtarisht qendrën e saj në Shqipëri, ka reaguar lidhur me situatën politike në të cilën ndodhet vendi. 

Me anë të një njoftimi për shtyp, VETËVENDOSJE!, kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij, si mënyra e zgjidhjes së krizës në të cilën ndodhet vendit. 

Sipas VEETËVENDOSJA!, “Pushteti në Republikën e Shqipërisë ka abuzuar me mandatin e dhënë nga qytetarët. Rritjes së varfërisë dhe pabarazisë i është përgjigjur me arrogancë e dhunë. Paaftësinë ka tentuar ta mbulojë me marketing dhe kontroll mediatik, dhe nuk jep më llogari. Kërkesave të stundentëve për arsim të lartë cilësor e falas, bazuar mbi arsimin si një e drejtë, i është përgjigjur me karikaturimin e disa pikave që nuk ndryshojnë thelbin e problemit”.

VETËVENDOSJE!, ka renditur një sërë problematikash të tjera me të cilën përballen shqiptarët, që sipas tyre meitojnë një udhëheqje me programe e jo një udhëheqje që i quan qytetarët si egërsira. Si zgjidhje, VETËVENDOSJE! sheh largimin e qeverisë. 

“Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu. Shqiptarët meritojnë udhëheqje dhe programe përparimtare ekonomike dhe politike. Le të nisë ndryshimi me një akt emancipues si dorëheqja”, – thuhet në deklaratën për shtyp.

Deklarata e lëvizjes VETËVENDOSJE!:

Dorëheqja dhe ndryshimet janë të domosdoshme

Pushteti në Republikën e Shqipërisë ka abuzuar me mandatin e dhënë nga qytetarët. Rritjes së varfërisë dhe pabarazisë i është përgjigjur me arrogancë e dhunë. Paaftësinë ka tentuar ta mbulojë me marketing dhe kontroll mediatik, dhe nuk jep më llogari. Kërkesave të stundentëve për arsim të lartë cilësor e falas, bazuar mbi arsimin si një e drejtë, i është përgjigjur me karikaturimin e disa pikave që nuk ndryshojnë thelbin e problemit. Aspiratës së shqiptarëve për bashkim kombëtar, i është përgjigjur me pranim planesh për copëtimin e Kosovës, pa u distancuar asnjëherë prej projektit të Aleksandër Vuçiçit dhe Hashim Thaçit, dhe me vendosjen e një kufiri të dytë: traun e taksën në rrugën e kombit. Protestave kundër kësaj takse, i është përgjigjur me parapërgatije për vendosjen e taksave të reja në akse të tjera rrugorë të vendit. Ndërsa premtimin për treg të unifikuar Shqipëri-Kosovë, e ka shkelur pa iu dridhur syri. Së fundmi, i ka dhënë shkelmën edhe parlamentarizmit, duke tentuar të krijojë një opozitë formale që e kontrollon vet.

Kriza në Shqipëri nuk është mes opozitës dhe pozitës, por është një krizë e përgjithshme ekonomike, shoqërore dhe insitucionale. Shqiptarët nuk janë të verbër. E kanë të qartë se për këtë gjendje përgjegjësi mban edhe opozita, e cila ka pranuar më herët të ndryshojë edhe sistemin elektoral për të siguruar përjetësinë e dy partive që kanë gati 30 vite që sundojnë Shqipërinë me trajtat e një sistemi neo-feudal. Prandaj është e kuptueshme pse gjatë protestave studentore, studentët i mbajtën larg partitë. Këto parti politike kanë braktisur shumë prej kauzave që kanë mbështetur, dhe nuk e gëzojnë besimin e qytetarëve. Por qytetarët e kanë bërë tashmë të qartë me pjesëmarrjen e tyre nëpër protesta se status quo-ja nuk është më e pranueshme. Kush nuk e sheh këtë kërkesë legjitime të qytetarëve, nuk është duke e ndjerë apo kuptuar momentin kritik në të cilin ndodhet vendi.

Nevojiten reforma të thella e të gjera në shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Aq substanciale duhet të jenë ato, saqë më parë se për reformim duhet të flasim për transformim të domosdoshëm. Nuk ka asnjë arsye legjitime pse sistemi elektoral në Shqipëri mos të jetë proporcional kombëtar, me lista të hapura, siç është edhe në Kosovë. Në këtë mënyrë qytetarët do të mund t’i zgjidhnin vetë kandidatët brenda listave, si kundërpeshë edhe e mungesës së demokracisë së brendshme në subjektet politike në Shqipëri, ku i pari i Partisë vendos thuajse gjithçka. Modeli ekonomik, duhet orientuar drejt prodhimit, duke mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe duke ringritur sindikata që angazhohen pa kompromis për këto të drejta. Shqipëria ka nevojë të madhe për një qeverisje të bazuar mbi parimet e demokracisë dhe llogaridhënies, duke luftuar pabarazitë ekstreme që janë krijuar. Shumë pushtetarë, më parë sesa të heqin dorë nga posti zyrtar duhet të heqin këmbën nga qafa e popullit. Kjo nuk është demokraci dhe as Republikë. Shteti shqiptar po i nëpërkëmb nënshtetasit e vet e po i zhgënjen shqiptarët jashtë atdheut.

Duhet thënë se Partia Socialiste nuk është në pushtet, pasi vendi drejtohet nga një klikë politikanësh e tajkunësh që numërohen në gishta të dorës. Kjo linjë shkon në drejtimin e kundërt me zhvillimet në partitë socialdemokrate në Evropë. Mjafton të japim shembullin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka hequr dorë nga slogane si “përtej të majtës e të djathtës”, që përsëritnin udhëheqësit e saj të mëhershëm, dhe tashmë është rikthyer te socialdemokracia përmes luftës kundër pabarazisë për shumicën, dhe jo për privilegje për pakicën. Me programin politik të ngritur mbi drejtësinë sociale, ajo ka rritur dukshëm edhe përkrahjen nga qytetarët.

Në shtetet e BE-së, dorëheqja është dhënë për shumë më pak nga çka bërë pushteti në Shqipëri. Në Austri, Kryeministri Sebastian Kurz, dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministrja Theresa May, dhanë të dy dorëheqjen së fundmi. I pari për shkak të një skandali korrupsioni të partnerit të tij të koalicionit, e dyta, për shkak se nuk arriti të finalizonte projektin që mbështeste. Të dy këta politikanë kishin fituar votat e shumicës për ta qeverisur vendin, por nuk u fshehën mbrapa numrave për paaftësitë e tyre. Ata morën përgjegjësi politike e morale duke kryer një akt emancipues si dorëheqja.

E kundërta ndodh në vendin tonë, ku përdoren nga pushtetarët epitete si “egërsira” ndaj qytetarëve, ashtu siç janë etiketuar shqiptarët nga pushtuesit, me pretekstin e “civilizimit” përmes dhunës. Madje, për të ruajtur pushtetin dhe për t’i përçarë qytetarët, kanë tentuar të rrisin diskriminimin e shqiptarëve në bazë të prejardhjes gjeografike, duke treguar një mendësi qeverisëse krejtësisht pronvicialiste dhe klanore në drejtimin e vendit.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu. Shqiptarët meritojnë udhëheqje dhe programe përparimtare ekonomike dhe politike. Le të nisë ndryshimi me një akt emancipues si dorëheqja.

Tiranë, 26 maj 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lëvizja vetëvendosje vetëvendosje kërkon dorëheqjen e ramës edi rama kriza politike lëvizja vetëvendosje vetëvendosje kërkon dorëheqjen e ramës

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën