Aktualitet

Kriza politike/ Imzot Gjergj Frendo: Fjalët tona në vesh të shurdhër. Le të agjërojmë për një zgjidhje paqësore

Imzot Gjergj Frendo, ka reaguar sërish për situatën politike në vend. Ai shprehet se gjendja është kritike, e për këtë u bën thirrje besimtarëve të agjërojnë si lutje për zgjidhje paqësore të krizës.
Featured image of article: Kriza politike/ Imzot Gjergj Frendo: Fjalët tona në vesh të shurdhër. Le të agjërojmë për një zgjidhje paqësore Imzot Gjergj Frendo

TIRANË- Imzot Gjergj Frendo, pas thirrjes së Këshillit Ndër-fetar për zgjidhje të situatës politkke e reflektim, ka reaguar sërish. Ai shprehet se zërat e tyre kanë mbetur si një zë në shkretëtisë, e kësisoj u bën thirrje besimtarëve që të agjërojnë si një formë lutje për zgjidhje paqësore të krizës. 

Fatkeqësisht, zërat tanë kanë mbetur si një zë në shkretëtirë dhe po ecim drejt vetëvrasjes së kombit, i cili po përballon probleme që duhet të merren shumë seriozisht, siç është, për shembull, largimi i shumë të rinjve dhe familjeve nga atdheu i tyre. Kjo është varfëria më e madhe që po përjeton vendi ynë sot”, ndërsa shton: “I frymëzuar nga këto mësime nxis të gjithë besimtarët e dioqezës sonë që të premten e ardhshme ta mbajnë si ditë agjërimi dhe lutjeje për një zgjidhje paqësore për vendin tonë”.

Postimi i plotë: 

ARQIPESHKVIA METROPOLITANE TIRANË – DURRËS
Prot. nr.120/19

IMZOT GJERGJ FRENDO O.P.
ARQIPESHKVI I TIRANË-DURRËSIT:
TË DASHUR MESHTARË,
RREGULLTARË DHE RREGULLTARE,
DHE BESIMTARË TË ARQIDIOQEZËS

Fort të dashur,
Sigurisht se të gjithë ju jeni të vetëdijshëm për situatën kritike që ka përballuar dhe po përballon vendi ynë në këta muaj të fundit. Sa më shumë të zgjasë kjo situatë, më shumë të rënda do të jenë pasojat për shoqërinë tonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne, si Ipeshkvinj katolikë, si edhe Këshilli Ndër-fetar, kemi shprehur shqetësimin tonë për situatën e krijuar, dhe i kemi bërë apel politikanëve tanë që të gjejnë rrugën e duhur për zgjidhjen e kësaj krize, duke pasur parasysh të mirën e përbashkët më shumë se sa të mirën e partisë ose vetjake, dhe duke ndjekur rrugën e dialogut. Fatkeqësisht, zërat tanë kanë mbetur si një zë në shkretëtirë dhe po ecim drejt vetëvrasjes së kombit, i cili po përballon probleme që duhet të merren shumë seriozisht, siç është, për shembull, largimi i shumë të rinjve dhe familjeve nga atdheu i tyre. Kjo është varfëria më e madhe që po përjeton vendi ynë sot.
Në Shkrimin Shenjt lexojmë shumë herë se në periudha dhe situata të vështira, populli i Hyjit në Besëlidhjen e Vjetër (domethënë para ardhjes së Jezu Krishtit), por edhe pas ardhjes së Zotit Jezus, besimtarët i janë drejtuar Hyjit me lutje dhe agjërim.

I frymëzuar nga këto mësime nxis të gjithë besimtarët e dioqezës sonë që të premten e ardhshme ta mbajnë si ditë agjërimi dhe lutjeje për një zgjidhje paqësore për vendin tonë. Kjo ditë, vetëm dy ditë para festës së madhe të Rrëshajave, do te jetë edhe një ditë përgatitjeje shpirtërore për festën e ardhjes së Shpirtit Shenjt, që Ai, me dhuratat e tij të urtisë dhe të forcës, t’i ndriçojë politikanët tanë për të gjetur rrugën e paqes dhe t’i forcojë për të hequr dorë nga çdo lloj krenarie që i pengon nga rruga e drejtë. Njëkohësisht u urdhëroj të gjithë famullitarëve që atë ditë, e premte, më 7 qershor, të organizojnë në kishat famullitare një adhurim për paqen, për të cilën t’i nxisin besimtarët të jenë të pranishëm.
E dhënë sot, më 31 maj 2019, festa e Vizitës së Zojës Mari tek Elizabeta.

Imzot George Frendo O.P.
Arqipeshkvi Metropolit Tiranë – Durrës

Monsinjor Henri Veldkamp
Kancelari

 

Vijon… 

Shto Koment