Politike

Kriza politike/ Eurodeputetja Pack: Drejtësia është shumë problem, Vettingu është artificial

Eurodeputetja Doris Pack nga një takim në Shkodër ka folur për krizën politike në vend, Pack tha se politika nuk mund të qëndrojë mbi drejtësinë.

SHKODËR– Eurodeputetja Doris Pack ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Shkodër ku edhe foli mbi zhvillimet politike.

E pyetur për krizën politike në vend, Pack tha se politika nuk mund të qëndrojë mbi drejtësinë.

“Mandatet i lanë deputetët pasi nuk panë zgjedhje tjetër pasi nuk funksiononte Gjykata e Lartë. Vettingu po bëhet por është artificial. Teatri Kombëtar po prishet nga një artist siç e quan veten Rama. Drejtësia është shumë problem. Pa drejtësi nuk ka demokraci.”

Më tej, Pack ka treguar edhe historinë e një gruaje, e cila ishte larguar nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e saj.

“Kam takuar një grua intelektuale që ka ardhur në Gjermani. Ajo tregoi atje vlerat e saj dhe kur e pyeta pse është larguar tha që është larguar pasi Shqipëria nuk i jep mundësi asaj dhe fëmijëve të saj. I bëj thirrje të rinjve që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për formim jashtë por kthehuni në Shqipëri.”

(k.m/dosja.al)

Shto Koment