
SLLOVAKI-Kriza politike në Sllovaki ka ndikuar negativisht në aspektin e pandemisë së Covid-19, pasi një porosi prej 2.000.000 dozash të vaksinës Sputnik V të Rusisë nuk mund të përdoren sepse nuk ka informacion të plotë dhe të saktë nga prodhuesi.
Javën e kaluar, kryeministri i Sllovakisë Igor Matovič dha dorëheqjen pas një mosmarrëveshjë të rëndë që pati për blerjn e vaksinës Sputnik-V dhe presidenti sllovak Zuzana Čaputová caktoi Eduard Heger si kryeministër. Matovic kishte arritur të siguronte në mënyrë të fshehtë 2 milion doza të vaksinës por është kritikuar ashpër siguaria mbi ato vaksina, raporton The Guardian
Këto vaksina nuk mund të fillojnë të aplikohen në popullsi, pa u kryer disa teste mbi vaksinën dhe agjensia e ilaçeve kombëtare rekomandoi që kjo vaksinë të testohej nga Agjensia Evropiane e Barnave, (EMA).
Efikasiteti i Sputnik V është parë më skepticizëm pasi vetëm një shtët anëtar i BE i ka blerë ato, Hungaria, e cila ka filluar ti përdorë ato dhe sipas Rusisë vaksina ka 92% efikasitet.
Austria është në bisedime për të blerë doza 1 milion, dhe rajonet autonome në Itali dhe Spanjë gjithashtu kanë kërkuar të marrin doza Sputnik V.
Javën e ardhshme, rregullatori i ilaçeve të BE do të hetojë nëse provat klinike të vaksinës plotësojnë standartet e kërkuara, pasi në Rusi thuhet se i është ushtruar presion popullsisë për të përdorur këtë dozë vaksine.
(E.k/dosja.al)