Rajoni

Kriza nga pandemia e Covid-19/Kosova gati paketën e ndihmës ekonomike, Hoti jep LAJMIN: 182 mln euro për vitin 2021

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë Avdullah Hoti, ku në një postim që ka bërë në rrjetet ku thotë se pakoja prej e 182 milionë eurove do të jetë gati në vitin 2021.
Featured image of article: Kriza nga pandemia e Covid-19/Kosova gati paketën e ndihmës ekonomike, Hoti jep LAJMIN: 182 mln euro për vitin 2021 Avdullah Hoti

KOSOVË- Kosova ka  miratuar paketën prej 182 milion euro për rimëkëmbjen ekonomike të vendit nga Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë Avdullah Hoti, ku në një postim që ka bërë në rrjetet ku thotë se pakoja prej e 182 milionë eurove do të jetë gati në vitin 2021. Hoti shtoi gjithashtu se në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë dhe një pako të re fiskale që pritet të lehtësojë aktivitetin e sipërmarrjeve private. Ai ka kujtuar se në tetor qeveria e Kosovës ndihmoi ekonominë me 87 milionë euro, prej të cilave 60 ishin për bizneset.

Postimi i Plotë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pako e re prej 182 mil eurove, për rimëkëmbje ekonomike! Përkundër situatës sfiduese në kohën që po përballemi me pandeminë Covid-19, megjithatë kemi siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.  Gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë Euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg. Sot, në takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat, kam kërkuar që anëtarët e këtij këshilli të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment