Bota

Kriza në Tigray-n e Etiopisë: Kryeministri i “shpall luftë” kryeqytetit rajonal Mekelle

Ahmed shtoi se ushtria do të përpiqet të mos dëmtojë civilët në kryeqytetin rajonal Mekelle, një qytet me 500,000 banorë  dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi.
Featured image of article: Kriza në Tigray-n e Etiopisë: Kryeministri i “shpall luftë” kryeqytetit rajonal Mekelle Etopi

ETOPI– Kryeministri etiopian Abiy Ahmed është shprehur se tashmë është duke nisur “faza e fundit” e operacionit të ushtrisë në rajonin verior të Tigray pas disa javësh luftime.

Ahmed shtoi se ushtria do të përpiqet të mos dëmtojë civilët në kryeqytetin rajonal Mekelle, një qytet me 500,000 banorë  dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërsa, sipas mediave të huaja, partia TPLF, që kontrollon Mekelle, është zotuar të vazhdojë luftimet. OKB paralajmëron për krime të mundshme lufte nëse ushtria etiopiane sulmon Mekelle-n.  Njoftimi i Abiy vjen pas një afati që ai u dha luftëtarëve Tigray që të dorëzoheshin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qindra njerëz thuhet se janë vrarë dhe mijëra janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre ndërsa forcat etiopiane kanë pushtuar qytete të ndryshme në Tigray nga TPLF. Sidoqoftë, detajet e luftimeve janë të vështira për t’u konfirmuar sepse të gjitha komunikimet telefonike, celularë dhe të internetit me rajonin Tigray janë ndërprerë.

Tre përfaqësues të Bashkimit Afrikan kanë mbërritur në kryeqytetin etiopian Addis Ababa për t’u përpjekur të ndërmjetësojnë bisedimet, por Etiopia deri më tani ka refuzuar të gjitha përpjekjet e ndërmjetësimit, duke thënë se konflikti është një çështje e brendshme dhe qeveria e Abiy është e angzhuar në një mision të zbatimit të ligjit në Tigray. Sakaq, mësohet se të tre të dërguarit nuk do të lejohen të udhëtojnë në rajon.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment