LIVE UPDATES
Ekonomi

Kriza e vetëpunësimit, 24 mijë persona dolën nga skema e sigurimeve gjatë 2018-ës

5 Maj 2019, 05:30 Nga DOSJA
Kriza e vetëpunësimit, 24 mijë persona dolën nga skema e

TIRANË- Vetëpunësimi ka një peshë të lartë, rreth 35% në totalin e punësimit në Shqipëri, por vitet e fundit, numri i të vetëpunësuarve po bie me shpejtësi edhe si rrjedhojë e ndryshimit të strukturës së ekonomisë, ku shitjet e pakicës po shkojnë drejt njësive më të specializuara, si qendrat tregtare dhe supermarketet.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në vitin 2018, numri i vetëpunësuarve që paguan sigurime shoqërore shënoi 86 mijë e 796 persona nga 110,477 persona që ishin më 2017, duke shënuar rënie me 23,676 persona, ose 21% më pak se një vit më parë.

Vetëpunësimi dominohet nga sektori i tregtisë dhe shërbimeve, për vite me radhë ka qenë promotori i punësimit në vend, teksa ekonomia e centralizuar u shemb për t’u orientuar drejt tregut. Por vitet e fundit, avancimi i supermarketeve dhe qendrave tregtare, bashkë me aksionet kundër informalitetit i kanë vënë në vështirësi të vetëpunësuarit që kishin si avantazh kryesor informalitetin.

Kështu nga viti 2015, që kur nisi një aksion kundër informalitetit, numri i të vetëpunësuarve u rrit, por më pas ata nuk mundën të mbijetonin, ndaj numri i këtyre po bie me shpejtësi. Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka një normë shumë të lartë të vetëpunësimit.

Në rajon, pas Shqipërisë renditet Kosova, ku norma e vetëpunësimit ndaj totalit të të vetëpunësuarve, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2017, përllogaritet 23.5%. Në vend të tretë, për normë të lartë vetëpunësimi, renditet Serbia, ku përqindja e të vetëpunësuarve llogaritet të jetë 21.4%, sipas Zyrës Statistikore të Republikës së Serbisë. Gjysma e të vetëpunësuarve në Serbi janë në sektorin e bujqësisë.

Mali i Zi e ndjek me një diferencë të vogël për sa i përket vetëpunësimit, i cili llogarit se 19.1% e të punësuarve janë të vetëpunësuar, sipas Zyrës Statistikore të Malit të Zi. Maqedonia dhe Bosnja kanë një normë më të ulët të vetëpunësimit me përkatësisht 12.8% dhe 12.7%, sipas statistikave zyrtare.

Shqipërisë i mungojnë ndërmarrjet e mëdha. Vetëm 41 kompani kishin më shumë se 500 punonjës, sipas renditjes së 100 punëdhënësve më të mëdhenj, të publikuar me Tatimet. Ndërsa rreth 100 kompani kanë më shumë se 250 punonjës, (në Shqipëri ka rreth 108 mijë ndërmarrje aktive në fund 2017). Për krahasim, Maqedonia, sipas statistikave zyrtare, ka 233 kompani me më shumë se 250 të punësuar, nga të cilat 70 janë në sektorin e industrisë përpunuese (në Maqedoni kishte gjithsej 71.5 mijë ndërmarrje në fund të 2016-s, sipas statistikave zyrtare).

Krizë edhe në fshat

Ata që jetojnë aktualisht në fshat rrezikojnë të përballen me një varfëri ekstreme në të ardhmen, për shkak të rënies së produktivitetit të punës që po reflektohet në shmangien e pagesës së sigurimeve. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, vitin e kaluar, numri mesatar i kontribuuesve ruralë në skemë ishte 58,940 persona, me vetëm 414 kontribuues më shumë se një vit më parë.

Teksa të ardhurat nga kontributet u rritën me 5% gjatë vitit të kaluar, të ardhurat nga kontributet e të vetëpunësuarve në bujqësi u rritën vetëm 0.5% në raport me vitin 2017. Gjithsej u grumbulluan 2.1 miliardë lekë, duke zënë vetëm 2.3% të totalit të të ardhurave nga kontributet.

Sipas të dhënave nga anketa tremujore e forcave të punës, në fund të vitit të kaluar, u numëruan 456 mijë të punësuar në bujqësi, duke zënë 38.2% të totalit në punësim. Por, nga të dhënat e Institutit të Sigurimeve, vetëm 59 mijë fermerë paguan sigurimet shoqërore më 2018, ose 12.7% e atyre që qeveria numëron si të punësuar në bujqësi. Fermerët e pyetur nga “Monitor” në zonën e Myzeqesë pohuan se kanë shmangur pagesat e sigurimeve vitet e fundit, pasi nuk e kanë pasur të mundur.

Fitimet e ulëta dhe kostot e larta i kanë zhytur në borxhe dhe kredi, duke e bërë të pamundur pagesën e sigurimeve. Pamundësia për të paguar sigurime po na pengon të aplikojmë për subvencione, – shprehet Stavri Gjini, pa llogaritur vështirësitë që do të vijnë nga mungesa e një pensioni dinjitoz në periudhën e pleqërisë.

Në vitin 2013 numëroheshin mbi 64 mijë kontribuues ruralë në skemën e pensioneve, teksa ky numër u dyfishua më 2014 në 127 mijë, për shkak të një amnistie që u aplikua mbi gjobat për sigurimet e papaguara. Më pas, në vitin 2015, numëroheshin 89 mijë fermerë që paguanin sigurime, ndërsa më 2017 u numëruan 58 mijë fermerë në skemë. Gjithashtu, bujqësia ofron pagesat më të ulëta për punën, si pasojë e mungesës së rendimentit në sektor.

Rezultati financiar i degës së pensionit të fshatit mbetet problematik, për shkak të numrit të vogël të të siguruarve në bujqësi dhe shpenzimet e larta për përfitime.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi kriza e vetpunesimit sigurimet shoqërore te vetepunesuarit kriza e vetpunesimit sigurimet shoqërore te vetepunesuarit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni