LIVE UPDATES
Editorial

Kriza e vërtetë ekonomike do të nisë në shtator

3 Gusht 2020, 07:50 Nga DOSJA
Kriza e vërtetë ekonomike do të nisë në shtator

SHQIPËRI– Në një krizë të tillë nevojitet të mbështetet punësimi dhe konsumi, e jo gjenerimi i fitimeve dhe pasurisë për pak firma të mëdha duke rritur borxhin publik (borxhin e të gjithëve) për më tepër duke investuar në infrastrukturë që dihet se nuk ka ndikim real në ekonomi në periudhën afatshkurtër…

Në 31 korrik numri i të prekurve nga Covid-19 në botë kaloi 17 milionë të infektuar, nga të cilët më tepër se gjysma janë infektuar në tre muajt e fundit e mbi 6.5 milionë janë infektuar vetëm në korrik.

Progresioni i virusit vazhdon të përshpejtojë çdo ditë e më tepër: në katër ditët e fundit në botë ka pasur më tepër se 1 milionë të infektuar të rinj.

Kanë kaluar vetëm 6 muaj nga përhapja e këtij virusi dhe masat e marra për ta frenuar janë duke patur efekte shkatërruese në ekonominë globale, me miliona vende punë të humbura, me një rënie të ndjeshme të konsumit dhe investimeve.

Gjermania, që konsiderohej vendi me ekonominë më të shëndoshë në Bashkimin Europian në tremujorin e dytë ka pasur një rënie me 10.1%, më e madhja që nga vitet ’70.

Në SHBA rënia për tremujorin e dytë pritet që te jetë me -35%.

Ndërsa tek ne pritet që tremujori i dytë të mbyllet me një rënie prej 5%.

Shumë njerëz mendojnë se fundi i ‘lockdown’ përcakton edhe fundin e krizës ekonomike e nga shtatori e në vijim do të kemi një rritje ekonomike e kthimin e ekonomisë në normalitet.

Në realtitet, kriza ekonomike do të nisë pikërisht tani.

Sa më tepër kalon koha, aq më tepër del në pah ndjesia se sektori financiar nuk e ka kuptuar impaktin dhe implikacionet e periudhës afatgjatë që do të ketë pandemia në ekonominë reale.

Ekonominë globale, përfshirë këtu edhe atë Shqiptare, e gjeti kjo pandemi në një situatë aspak të mirë, me ide skarse për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe me një nivel shumë të lartë të borxhit publik. Pandemia në këtë rast pati një efekt katalizator si për borxhin publik po ashtu edhe për një sërë problemesh që ishin evidente prej kohësh.

Tek ne edhe qeveria pranoi problemin e madh të punësimit në të zezë apo nivelin e lartë të evazionit fiskal dhe korrupsionit. Po ashtu në nivel global përfshirë ketu edhe Shqipërinë, shihet se kemi një ngurtësim të pagave, një nivel të lartë borxhi spekulativ, pak investime në ekonominë reale dhe një rritje të borxhit publik shumë më të shpejtë se rritja e të ardhurave që shkon për pagesën e borxhit.

Që të gjitha këto bëjnë që të kemi një model ekonomik që nuk qëndron. Në Shqipëri kemi po ashtu një rritje të frikshme të çmimeve në sektorin imobiliar e një shtim të ofertës për këtë sektor, kjo e pa shoqëruar me zgjerim të kërkesës. Po ashtu tek ne vihet re se në vitet e fundit kemi një rritje të ndjeshme të borxhit për të mbështetur konsumin dhe investimet publike në infrastrukturë që rezultojnë çdo ditë e më tepër si inefikase për të gjeneruar zhvillim.

Tek ne qeveria si zgjidhje për krizën e shkaktuar nga Coronavirusi, mendon investime në infrastrukturë dhe vepra publike me ane të borxhit, mendon po ashtu se injeksioni i likuiditetit në treg me anë të kësaj forme do të gjeneronte stabilitet dhe zhvillim. Në të vërtetë kjo formë likuiditeti shkon te ata pak njerëz që s’kanë nevojë për të.

Qytetarët e thjeshtë, apo bizneset e vogla, që kanë realisht interes për këtë lloj likuiditeti nuk kanë mundësi të përfitojnë për mungësë garancish apo për arsye të mungesës së optimizmit për të nesërmen. Kjo është tipike e krizave financare, që likuiditeti u jepet personave që nuk kanë nevojë dhe që rritet masa monetare M2 e kjo rritje shoqërohet me një tkurrje të ekonomisë reale. Pra, kriza e vërtetë do të ndodhë pikërisht në vijim kur një pjesë e konsumatorëve dhe bizneseve do të binden se nuk do të jenë në gjendje të paguajnë  për financimet e së kaluarës apo s’do të kenë mundësi të marrin financime të tjera.

Likuiditeti, që qeveria mendon të injektojë në ekonomi nuk do të trasformohet në kredi në periudhën afatshkurtër e kjo do të gjenerojë credit crunch[1].

Sot në vendet e zhvilluara në botë, por edhe në Shqipëri, po vihet re një tendencë rritëse e falimentimit të bizneseve dhe një tkurrje e kredive për konsum apo investim. Kemi një shtim të ndjeshëm të papunësisë ku një pjesë këtyre të papunëve ka edhe hua nëpër banka.

Vihet re po ashtu një tkurrje e konsumit, por duke qënë që ai është i korreluar me përfitimet e ndërmarrjeve private, kjo do të çojë në një krizë likuiditeti edhe për kompanitë private e një “ngrirje” të financimeve bankare. Po ashtu varfëria dhe papunësia që ka shkaktuar Coronavirusi do të shoqërohet në vijim me instabilitet. Për të konkluduar mund të thuhet se politikë-bërësit (policy- maker) duhet të kuptojë se për të dalë nga kjo krizë nevojitet politika të tipit të New Deal (Marrëveshje e Re), pra rritja e prezencës së shtetit në ekonomi. Po ashtu nuk ka sens që zhvillimi ekonomik të bazohet në zëvendësimin e investimeve private me anë të investimeve publike në infrastrukturë, pasi kjo konsiderohet arrogancë e pastër financiare.

Dihet se në një krizë të tillë nevojitet të mbështetet punësimi dhe konsumi, e jo gjenerimi i fitimeve dhe pasurisë për pak firma të mëdha duke rritur borxhin publik (borxhin e të gjithëve) për më tepër duke investuar në infrastrukturë që dihet se nuk ka ndikim real në ekonomi në periudhën afatshkurtër.

[1]Credit crunch i referohet një rënieje në aktivitetin e huadhënies nga institucionet financiare si rrjedhojë e një mungese të papritur të fondeve

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial kriza e covid-19 kriza e covid-19

Sondazh

Poll
Editorial 2 Gusht 2020, 12:30

Si i ndryshoi Covid-19 blerjet e ushqimeve

Në një ekonomi me distancë sociale, sektorë të ndryshëm të ekonomisë do të detyrohen të ndryshojnë, sidomos dyqanet ushqimore. Në fund të marsit shihje radhë të...

Editorial 30 Korrik 2020, 08:49

Dhe Covid trokiti në familjen time

Kosova është po aq e varfër, shkallmuar në kapacitetet e veta shëndetësore dhe e shtrydhur nga derdhja korruptuese e parasë publike, por gjatë pranverës kishte ...

Editorial 30 Korrik 2020, 12:50

Covid 19 dhe Zgjedhjet Parlamentare 2021!

As pandemia Covid që infektoi parlamentarët dhe as ndonjë “kritikë” e thënë me gjysëm zëri nga Ambasadorët, nuk e ndaluan K/ministrin  e Partisë Socialiste dhe ...

Editorial 29 Korrik 2020, 08:38

Si do ta kujtojmë Covid-19?

Londër– Në thelb, historia mund të ndahet në dy pjesë:në atë që na pëlqen ta kujtojmë, dhe atë që përpiqemi vazhdimisht ta harrojmë. Ne britanikët kemi qe...

Editorial 29 Korrik 2020, 05:11

Pas Bajramit, do të hapen Portat e Ferrit

Të gjitha janë thënë. Është e pamundur që të gjendet edhe ndonjë fjalë më tepër për t’i bindur qytetarët se çfarë duhet të bëjnë, ose çfarë n...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni