LIVE UPDATES
Bota

Kriza e urisë, familjet afgane shesin vajzat e mitura për të siguruar ushqim

2 Nëntor 2021, 18:13 Nga DOSJA
Kriza e urisë, familjet afgane shesin vajzat e mitura për të

AFGANISTAN– Parwana Malik, një vajzë 9-vjeçare me sy të errët dhe faqe rozë, qesh me miqtë e saj ndërsa ata luajnë me hedhje në litar. Por e qeshura e Parvanës zhduket ndërsa ajo kthehet në shtëpi, një kasolle e vogël me mure dheu, ku i kujtohet fati i saj: ajo po i shitet një të huaji si nuse. Burri që dëshiron të blejë Parwanan thotë se është 55 vjeç, por për të, ai është “një plak me vetulla të bardha dhe mjekër të bardhë”. Ajo shqetësohet se ai do ta rrahë dhe do ta detyrojë të punojë në shtëpinë e tij. Prindërit e saj thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër.

Për katër vjet, familja e saj ka jetuar në një kamp afganësh në provincën veriperëndimore Badghis, kanë mbijetuar nga ndihma humanitare dhe punar për të fituar disa dollarë në ditë. Por jeta e tyre është bërë më e vështirë që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht. Ndërsa ndihma ndërkombëtare shuhet dhe ekonomia e vendit shembet, ata nuk janë në gjendje të përballojnë nevojat bazë si ushqimi. Babai, e shiti motrën e saj 12-vjeçare disa muaj më parë. Duket se tani është rradha e Parwanës. Ajo është një nga shumë vajzat e reja afgane, të cilat shiten për martesë ndërsa kriza humanitare në vend thellohet. Uria ka shtyrë disa familje të marrin vendime të tilla, veçanërisht teksa afrohet dimri brutal. Prindërit i dhanë mediave akses të plotë dhe leje për të folur me fëmijët dhe për të treguar fytyrat e tyre, sepse ata thonë se nuk mund ta ndryshojnë vetë këtë praktikë.

“Dita ditës, numri i familjeve që shesin fëmijët e tyre po rritet. Mungesa e ushqimit dhe mungesa e punës I shtyn familjet të mendojnë se duhet ta bëjnë këtë”. tha Mohammad Naiem Nazem, një aktivist i të drejtave të njeriut në Badghis.

Abdul Malik, babai i Parwanës, tha se nuk mund të flejë natën. Përpara shitjes, ai u shpreh se është “thyer” nga faji, turpi dhe shqetësimi. Ai ishte përpjekur të shmangte shitjen e saj, pasi udhëtoi për në kryeqytetin e provincës Qala-e-Naw për të kërkuar punë, por pa sukses. Malik tregoi se kishte marrë hua shumë para nga të afërmit dhe gruaja e tij iu ishte lutur banorëve të tjerë të kampit për ushqim. Më tej ai shtoi se nuk kishte zgjidhje tjetër nëse donte të ushqente familjen e tij.

“Jemi tetë anëtarë në familje. Me duhet të shes një fëmijë për të mbajtur gjallë të tjerët”, tha ai.

Paratë nga shitja e Parwanas do ta mbajnë familjen vetëm për disa muaj, përpara se Malik të gjejë një zgjidhje tjetër, sipas fjalëve të tij. Parwana tha se shpresonte të ndryshonte mendjen e prindërve të saj. Ajo kishte ëndrra të bëhej mësuese dhe nuk donte të hiqte dorë nga arsimimi i saj. Por lutjet e saj ishin të kota. Më 24 tetor, blerësi, Qorban, i cili ka vetëm një emër, mbërriti në shtëpinë e saj dhe dorëzoi rreth 2,200 dollarë në formën e deleve, tokës dhe parave të gatshme tek babai i Parwanas. Qorban nuk e përshkroi shitjen si martesë, duke thënë se ai tashmë kishte një grua që do të kujdesej për Parwanan sikur të ishte një nga fëmijët e tyre.

“Parwana ishte e lirë, babai i saj ishte shumë i varfër dhe ai kishte nevojë për para. Ajo do të punojë në shtëpinë time. Unë nuk do ta rrah. Do ta trajtoj si një anëtar të familjes. Do të jem i sjellshëm,” tha Qorban.

Parwana, e veshur me të zeza dhe me një kurorë me lule shumëngjyrëshe rreth qafës së saj, fshehu fytyrën dhe pëshpëriti ndërsa babai i saj duke qarë i tha Qorbanit: Kjo është nusja juaj. Ju lutemi kujdesuni për të, ju jeni përgjegjës për të tani, ju lutem mos e rrihni.

Qorban pranoi, më pas e kapi krahun e Parwanës dhe e nxori nga dera. Ndërsa ata u larguan, babai i saj duke parë nga porta, pa Parwanan që nguli fort këmbët e saj në tokë dhe u përpoq të tërhiqej, por nuk ishte e dobishme. Ajo u tërhoq zvarrë në makinën e Qorban, e cila u largua ngadalë. Që nga marrja e pushtetit nga Talebanët, histori si ajo e Parwanas kanë qenë në rritje. Megjithëse martesa me fëmijë nën 15 vjeç është e paligjshme në mbarë vendin, ajo është praktikuar rëndom prej vitesh, veçanërisht në pjesët më rurale të Afganistanit dhe është përhapur që nga gushti, i nxitur nga uria dhe dëshpërimi. Më shumë se gjysma e popullsisë po përballet me pasiguri akute ushqimore, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar këtë javë. Më shumë se 3 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç përballen me kequshqyerje. Gjatë gjithë kohës, çmimet e ushqimeve po rriten, bankave po u mbarojnë paratë dhe punëtorët nuk paguhen.

Gati 677,000 njerëz janë zhvendosur këtë vit për shkak të luftimeve, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA). Shumë prej tyre jetojnë në tenda dhe kasolle në kampet e zhvendosjes së brendshme si familja e Parwanas.

Përshtatur nga CNN

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota afganistan parwana malik shitje femijesh afganistan parwana malik shitje femijesh

Sondazh

Poll
Bota 2 Nëntor 2021, 16:52

Vendimi: “Yahoo” s’operon më në Kinë!

PEKIN- “Yahoo” nuk do të operojë më në Kinë! Ky është vendimi i fundit i korporatës teknologjike duke arsyetuar se është detyruar të dalë në këtë përfundim për ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni