LIVE UPDATES
Editorial

Kriza e shkaktuar nga Covid: Edhe të pasurit duhet të bëjnë pjesën e tyre

4 Nëntor 2020, 12:46 Nga DOSJA
Kriza e shkaktuar nga Covid: Edhe të pasurit duhet të bëjnë

Gjithsesi, as kjo nuk është një zgjidhje e mrekullueshme. Kur inflacioni të rikthehet në nivele të konsiderueshme (3 ose 4 për qind në vit), do të jetë e nevojshme të ngadalësohet shtypja e parave dhe të përdoren më shumë instrumentet fiskalë.

Çfarë do të bëjnë shtetet përballë rritjes së borxhit publik të gjeneruar nga kriza e Covid-19? Për shumë analistë përgjigjja është e qartë: Bankat qendrore do të marrin një pjesë në rritje të borxhit dhe gjithçka do të zgjidhet. Por në realitet, gjërat janë më të komplikuara.

Printimi i parave nuk do të jetë i mjaftueshëm. Herët ose vonë edhe të pasurve do t’u kërkohet që të kontribuojnë. Këtë vit, zgjedhja për të shtypur para mori përmasa të papara. Bilanci i Rezervës Federale, banka qendrore e SHBA-së, shkoi nga 4.159 miliardë dollarë më 24 shkurt, në 7.151 miliardë dollarë më 12 tetor, me një injeksion monetar prej gati 3 trilionë dollarësh në shtatë muaj, një ngjarje kjo e paparë më herët.

Bilanci i Eurosistemit (rrjetit të bankave qendrore të udhëhequr nga Banka Qendrore Evropian) ishte 4.692 miliardë euro më 28 shkurt dhe 6.705 miliardë më 2 tetor, me një rritje prej 2 trilionë eurosh. Tani ai është rreth 60 për qind e PBB-së së eurozonës.

Por për çfarë shërbejnë të gjitha këto para? Në kohëra të qeta, bankat qendrore janë të kënaqura me ofrimin e kredive afatshkurtra, për të siguruar likuiditetin e sistemit. Në momentin që të hyrat dhe të dalat në bankat private nuk e ri-balancohen asnjëherë në të njëjtën kohë, bankat qendrore u huazojnë përkohësisht shuma parash që ato të t’i kthejnë më vonë.

Pas krizës së vitit 2008, bankat qendrore filluan të japin hua para me një afat gjithnjë e më të gjatë (në fillim me javë, me muaj, dhe pastaj për vite të tëra), për t’i qetësuar sadopak investitorët, që ishin të tmerruar se shokët e tyre të lojës mund të falimentonin.

Puna ka qenë intensive, meqë pa rregullimin e duhur, financat janë shndërruar gjatë dekadave të fundit në një “kazino” gjigante. Të gjithë kanë dhënë dhe huazuar para në përmasa të papara, deri në pikën kur aktivet dhe detyrimet financiare private në banka nga kompanitë dhe familjet i tejkalojnë sot 1000 për qind PBB-në e vendeve të pasura, krahasuar me vetëm 200 për qind në vitet 1970.

Edhe pasuritë e paluajtshme janë rritur shumë, duke kaluar nga 300 në 500 për qind të PBB-së. Në një lloj kuptimi, bilancet e bankave qendrore nuk kanë bërë asgjë tjetër përveç se kanë ndjekur edhe pse me vonesë lulëzimin e bilanceve private, për të ruajtur aftësinë e tyre për të vepruar përpara tregjeve.

Falë aktivizmit të tyre të ri, bankat qendrore kanë blerë një pjesë në rritje të borxhit publik, duke i ulur afër zeros normat e interesit. Në fillim të vitit 2020, BQE zotëronte rreth 20 për qind të borxhit publik të eurozonës, dhe deri në fund të këtij viti mund të arrijë në gati 30 për qind. Një situatë e ngjashme ekziston dhe në Shtetet e Bashkuara.

Nuk ka gjasa që BQE apo Rezerva Federale, t’i hedhin sërish në treg këto bono apo të kërkojnë pagesa për to, pasi ashtu mund të mos i llogarisim ato në borxhin e përgjithshëm publik. Do të ishte më mirë t’i jepet një siguri juridike kësaj garancie, por kjo do të kërkonte pak kohë.

A duhet ta ecim në këtë drejtim, duke imagjinuar që në të ardhmen bankat qendrore do të zotërojnë 50 dhe më pas 100 për qind të borxhit publik,duke lehtësuar në këtë mënyrë barrën financiare mbi shtetet? Nga pikëpamja teknike nuk do të kishte probleme.

Vështirësia qëndron në faktin se, ndërsa kjo politikë zgjidh çështjen e borxhit publik, ajo krijon vështirësi të tjera, sidomos në drejtim të rritjes së pabarazisë. Nëse vazhdohet të shtypet para dhe të blihen aksione financiare, vlerat e aksioneve dhe e pasurive të patundshme do të rritet në mënyrë artificiale, me rezultatin që më të pasurit do të bëhen më të pasur.

Për kursimtarët e vegjël, normat zero ose negative të interesit nuk janë domosdoshmërisht një lajm i mirë. Por ata që kanë mundësi të marrin hua para me norma të ulëta, mund të fitojnë mirë. Sipas revistës “Challenges”, midis viteve 2010- 2020 vlera e 500 aseteve më të mëdha franceze u rrit nga 210 në 730 miliardë euro.

Por një situatë e tillë është e paqëndrueshme. Gjërat do të shkonin ndryshe, nëse shtypja e parave në vend se të nxisë një flluskë financiare, të financonte një ringjallje sociale dhe ekologjike. Kjo do të bënte të mundur lehtësimin e borxhit dhe zvogëlimin e pabarazive, investimin në sektorë të dobishëm për të ardhmen dhe zhvendosjen e inflacionit drejt pagave, mallrave dhe shërbimeve.

Gjithsesi, as kjo nuk është një zgjidhje e mrekullueshme. Kur inflacioni të rikthehet në nivele të konsiderueshme (3 ose 4 për qind në vit), do të jetë e nevojshme të ngadalësohet shtypja e parave dhe të përdoren më shumë instrumentet fiskalë.

Këtë e vërteton dhe historia:shtypja e parave nuk mjafton, pasi gjeneron pasoja të pakontrollueshme nga pikëpamja e shpërndarjes së pasurisë. Ishin taksat e jashtëzakonshme mbi më të pasurit, ato që vunë nën kontroll borxhet publike të pasluftës, dhe krijuan paktin shoqëror të dekadave në vijim. Le të angazhohemi që kjo gjë që të ndodhë sërish. Marrë nga Bota.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial covid-19 ekonomia pas pandemisë thomas pikkety covid-19 ekonomia pas pandemisë thomas pikkety

Sondazh

Poll
Editorial 3 Nëntor 2020, 13:43

Pse na duhet fitorja e Biden

Ndërsa SHBA-të janë zgjuar mes dëshirës dhe ankthit të votimit, e gjithë bota ka ndalur. Sytë janë tek Shteti më i fuqishëm në Botë, që po kalon një sprovë hist...

Editorial 3 Nëntor 2020, 06:26

Opinion: Debati – jetik për çdo demokraci

Shtetet e Bashkuara kanë qennë gjithmonë vend i kundërshtive. Një komb i polarizuar. Ka vetëm dy parti që luajnë vërtet rol në politikë. Qeveritë nuk duhet të k...

Editorial 3 Nëntor 2020, 06:20

Pse nuk qëndron teoria konspirative e Metës

Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një axhendë okulte në shërbim të dikujt tjetër, ai po e bën sepse kjo i lejon zgjerimin e pushtetit auto...

Editorial 30 Tetor 2020, 12:37

Votoni Joe Biden, më të mirin për Amerikën

SHBA– Në politika të brendshme, Biden ka një plan të mirëfilltë për menaxhimin e COVID-19. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, kanë vdekur më shumë se dyqindmij...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni