Bota

Kriza e pandemisë së koronavirusit/ Trump: Brenda disa javësh kemi gati vaksinën kundër COVID-19

Lideri amerikan ka thënë se sapo vaksina kundër koronavirusit do të jetë në dispozicion, qeveria do ta shpërndajë menjëherë.
Featured image of article: Kriza e pandemisë së koronavirusit/ Trump: Brenda disa javësh kemi gati vaksinën kundër COVID-19 Presidenti amerikan, Donald Trump

SHBA– Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se brenda disa javësh Amerika do ta ketë gati vaksinën kundër Covid-19.

Trump ka mohuar faktin që po ushtronte presion për arsye politike, për të nxjerrë sa më shpejt një vaksinë kundër koronavirusit.

Më tej lideri amerikan ka thënë se sapo vaksina kundër koronavirusit do të jetë në dispozicion, qeveria do ta shpërndajë menjëherë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri tani vetëm Rusia ka gati një vaksinë antikovid dhe ka nisur testimet gjerësisht. Ndërsa Kina prej muajsh po ua bën vaksinën eksperimentale stafit mjekësor dhe punonjësve në kufi.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment