Rajoni

Kriza e pandemisë në Kosovë/ Infermierët paralajmërojnë masa radikale nëse nuk realizohen shtesat prej 300 eurove

Që nga shfaqja e rasteve të para me Covid-19 në vendin tonë, stafi shëndetësorë është llogaritur si më i rrezikuari për t’u infektuar me këtë virus.
Featured image of article: Kriza e pandemisë në Kosovë/ Infermierët paralajmërojnë masa radikale nëse nuk realizohen shtesat prej 300 eurove

KOSOVË– E si mirënjohje për punë e tyre, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, kishte marrë vendim për dhënien e 300 eurove shtesë për profesionistët shëndetësorë. Ky vendim u vazhdua edhe nga Qeveria e tanishme e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Por, muajin e fundit jo të gjithë i morën këto shtesa pasi sipas Ministrisë së Shëndetësisë listat nuk ishin të duhurat dhe duhet të rishikoheshin. E për këtë stafi shëndetësorë për të martën kishin paralajmëruar protesta të cilën e kishin shtyrë deri në fundjavë me shpresë se do t’i merrnin këto shtesa.

Kryetari i Sindikatës së Infermiereve të Kosovës, tha se protesta është shtyrë pasi kanë marrë premtim se listat do të rregullohen dhe do të kryhen pagesat.

“Po neve në ditët në vazhdim edhe përmes opinionit publik po edhe në përmes faqes zyrtare të Sindikatës së Infermierëve kemi reaguar dhe kemi paralajmëruar një protestë e cila është shtyrë për 48 orë për shkak se Ministria e Shëndetësisë bashku me ShSKUK-në na kanë premtuar që do t’i realizojnë dhe do t’i rregullojë këto lista, sipas vendimit të Qeverisë për dhënin e kësaj shtese të gjithë infermierëve, mjekëve dhe atyre të cilët të involvuar në QKUK dhe në ShSKUK në përgjithësi”, ka thënë Havolli për Front Online.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Havolli më tutje është shprehur se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre do të ndërmarrin masa edhe më radikale, por që kanë edhe kërkesat e tjera si ligjin e pagave si dhe pagesa e orëve të natës.

“Paralajmërimin fillimisht e kemi si protestë brenda QKUKS-së pastaj do të shohim sipas veprimeve sindikale do të ndërmarrim hapa edhe më radikal në rast se nuk plotësohen ato premtimet e tyre, pastaj kemi edhe kërkesat do ta ku dihet ligji i pagave dhe kujdestaritë e natës të cilat në vazhdimësi i kemi kërkuar për këtë komunitet”, ka paralajmëruar ai.

Marrë nga GazetaExpress

Shto Koment