Bota

Kriza e pandemisë/ Ministrja gjermane: Vaksina kundër COVID-19 e padisponueshme para mesit të vitit 2021

Ditën e sotme ministrja gjermane për hulumtimet, Anja Karliczek ka deklaruar se vaksina kundër koronavirusit nuk do të jetë e disponueshme gjerësisht para mesit të vitit të ardhshëm.
Featured image of article: Kriza e pandemisë/ Ministrja gjermane: Vaksina kundër COVID-19 e padisponueshme para mesit të vitit 2021 Takimi i sotem ku mori pjese

GJERMANI– Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një situatë shumë të vështirë në mbarë botën ku ditë pas dite po shënohen raste të shumta të të infektuarëve me koronavirus.

Ndërkohë ditën e sotme ministrja gjermane për hulumtimet, Anja Karliczek ka deklaruar se vaksina kundër koronavirusit nuk do të jetë e disponueshme gjerësisht para mesit të vitit të ardhshëm.

“Është e rëndësishme të sigurohemi që një vaksinë të jetë e sigurt. Ne nuk do të devijojmë nga kjo linjë veprimi në Gjermani dhe Europë.”– u shpreh ajo e shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn dhe president i institutit kërkimor PEI dhe rregullatorit mjekësor të Gjermanisë, Klaus Cichutek.

Ministrat këmbëngulën, gjithashtu, që vaksinimi do të jetë krejtësisht vullnetar, në kundërshtim me disa raporte në mediet sociale në lidhje me disa teori konspirative.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjermania ka miratuar një fond prej 750 milionë eurosh për të mbështetur zhvilluesit e vaksinave.

Burimi:  deutschland

A.C/Dosja.al

Shto Koment