Rajoni

Numër rekord të infektuarish/ Greqia drejt mbylljes, shton masat: Puna mund të vijojë online nga shtëpia, mbyllen 59 shkolla

Ditën e sotme Greqia ka shtuar masat e për pandeminë e koronavirusit, ku thuhet se në ambiente të mbyllura do të lejohen deri në 9 persona, ndërsa puna mund të vijojë online nga shtëpia nëse qytetarët e kanë të mundur.
Featured image of article: Numër rekord të infektuarish/ Greqia drejt mbylljes, shton masat: Puna mund të vijojë online nga shtëpia, mbyllen 59 shkolla Foto ilustruese

GREQI-Situata e vështirë e krijuar nga koronavirusi në Greqi ka bërë që qeveria të marrë masa të forta për të frenuar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

Siç shkruajnë mediat greke është vendosur përkohësisht kufizimi i qarkullimit publik duke vendosur bllokime të përkohshme të lokalizuara, pasi shifrat e rasteve të reja janë shtuar ndjeshëm.

Ky lajm është bërë me dije sot eksperti i sëmundjeve infektive Nikos Sipsas, pasi në 24 orët e fundit në shtetin fqinj u regjisttruan 453 raste të reja me Covid-19, ku 174 prej tyre u konfirmuan në Atikë në Qendrën e Mikpritjes së Emigrantëve në Kara Tepe, Lesbos,  por edhe në spitale. Në të gjithë vendin janë të shtruar 595 pacientë, nga të cilët 79 janë të intubuar.

“Ne jemi vetëm një hap përpara një bllokimi. Ne duhet të veprojmë në mënyrë preventive dhe parandaluese.”– ka thënë  Sipsi, i cili është një anëtar i komitetit të ekspertëve që këshillon qeverinë për reagimin e saj ndaj pandemisë.

Sipsas paralajmëroi se nëse masat që hynë në fuqi të hënën nuk do të ndihmojnë menjëherë për të përmirësuar situatën, por bllokimet e lokalizuara do të pasojnë në mënyrë të pashmangshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Bllokimet do të jenë periodike, të vendosura për dy javë derisa kurba e epidemisë të fillojë të rrafshohet dhe pastaj për dy javë të tjera nëse është e nevojshme,” tha Sipsas.

Këto masa vijnë në një kohë që në të gjithë territorin e Greqisë janë mbyllur 59  shkolla për shkak të konfirmimit të rasteve të reja.

Burimi: Ekthimerini 

A.C/Dosja.al

Shto Koment