Bota

“Kaos në sistemet e shëndetësisë”, Kriza e COVID-19/ OBSH: Nuk ka shkop magjik, zgjidhja është në duart tona

Në konferencën e zakonshme për median mbi situatën e pandemisë Covid-19, ai ka thënë se Italia,Spanja dhe Koreja e Jugut janë shembuj të suksesshëm.
Featured image of article: “Kaos në sistemet e shëndetësisë”, Kriza e COVID-19/ OBSH: Nuk ka shkop magjik, zgjidhja është në duart tona Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

GJENEVË– Koronavirusi sa vjen dhe po përhapet më shumë në mbi 200 shtete të botës, duke bërë që  situata të përkeqësohet akoma më shumë.

Ndërkohë sipas kreut të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, raportohet se zgjidhjet që kanë në dispozicion tani mund të na ndihmojnë ta mundim dhe ta kontrollojmë koronavirusin.

Ndër të tjera në konferencën e zakonshme për median mbi situatën e pandemisë Covid-19, ai ka thënë se Italia,Spanja dhe Koreja e Jugut janë shembuj të suksesshëm.

“Italia, Spanja dhe Koreja e Jugut janë shembuj të suksesshëm. Nuk ka një shkop magjik kundër këtij virusi. Zgjidhja është në duart tona. Duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme, jo vetëm qeveritë, por edhe shoqëritë në tërësi.”- theksoi ai.

Kujtojmë se Italia dhe Spanja pavarësisht se tani kanë parë një përmirësim të situatës, gjatë muajve mars dhe prill kanë shënuar një bilanc të frikshëm të viktimave dhe të sëmurëve me Covid-19.

Gjithashtu kreu i OBSH ka thënë se pandemia po ndikon negativisht në kapacitetin e sistemeve Shëndetësore për t’u kujdesur për pacientët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Media briefing on COVID-19

Media briefing on COVID-19

Gepostet von World Health Organization (WHO) am Montag, 3. August 2020

“Pandemia është duke ndikuar negativisht në kapacitetin e sistemeve Shëndetësore për t’u kujdesur për pacientët. Studimi tregoi se tre të katërtat e shteteve anëtare raportuan probleme të pjesshme ose të plotë të shërbimeve të imunizimit, shërbimeve rehabilituese dhe shërbimeve dentare.Në këtë rast, ndërsa shërbimet shëndetësore bëhen gjithnjë e më pak të arritshme, pasi rriten kostot e mundshme dhe tarifat e përdoruesve, dhe ndërsa të ardhurat e disponueshme të njerëzve zvogëlohen, kemi frikë se njerëzit do të bëjnë zgjedhje jo të shëndetshme, ose zgjedhje për të mos kërkuar kujdes shëndetësor sepse kostoja e veprimit të kësaj është shumë e vështirë për ata dhe familjen e tyre.”– përfundoi ai.

Burimi: TheGuardian

 A.C/Dosja.al

Shto Koment