Bota

Kriza e COVID-19/ Kryeministri Johnson u bën thirrje britanikëve t’i kalojnë pushimet brenda vendit

Boris Johnson, u ka sugjeruar qytetarëve brtianikë që këtë verë, pushimet t’i kalojnë brenda vendit, dhe të mos udhëtojnë në zona turistike në vende tjera.
Featured image of article: Kriza e COVID-19/ Kryeministri Johnson u bën thirrje britanikëve t’i kalojnë pushimet brenda vendit Kryeministri britanik, Boris Johnson.

BRITANI E MADHE- Koronavirusi ka shkaktuar shumë dëme në mbarë botën, duke ndryshuar totalisht rrjedhën e jetës për mijëra njerëz.  Rregullat e forta të vendosura si shkak i koronavirusit i kanë ndaluar njerëzit të udhëtojnë në vende të ndryshme të botës, sikurse kanë vepruar karantinës.

Në këtë mënyrë edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, u ka sugjeruar qytetarëve brtianikë që këtë verë, pushimet t’i kalojnë brenda vendit, dhe të mos udhëtojnë në zona turistike në vende tjera.

“Ky vend është i bekuar në mënyrë unike me vende fantastike për pushime.”- është shprehur Johnson.

Kujtojmë se gjatë valës së fortë të virusit në Britani edhe Johnson u infektua me koronavirus, por u shërua  pasi iu nënshtrua kujdesit intensiv. Një javë më parë, qeveria hoqi kufizimet ku në këtë mënyrë çdo njeri që hyn në Angli, nga vende të caktuara, nuk do të kenë më nevojë për karantinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Johnson tha se ai mendon se maskat  mbrojtëse “kanë një vlerë të madhe në hapësira të kufizuara” dhe se qeveria do të shqyrtojë “masat e zbatimit” brenda ditëve të ardhshme. Në Mbretërinë e Bashkuara ka pasur thirrje në vazhdimësi që mbajtja e maskave të bëhet obligative.

Kujtojmë se Britania e Madhe është një ndër vendet më të goditura nga pandemia e COVID-19, ku deri më tasni sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në këtë shtet janë infektuar gjithsej 291,155 njerëz, ndërsa 44,904 kanë vdekur.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment