Bota

Kriza e Covid-19/ Kryeministri francez: Duhet mobilizim kolektiv për të frenuar virusin vdekjeprurës

Jean Castex gjatë një vizite në një nga repartet e kujdesit intensiv spitalor në jug të Francës ka deklaruar se kontrolli mbi Covid-19 mund të bëhet shumë e vështirë për t'u kontrolluar nëse nuk ka një mobilizim kolektiv.
Featured image of article: Kriza e Covid-19/ Kryeministri francez: Duhet mobilizim kolektiv për të frenuar virusin vdekjeprurës Kryeministri francez, Jean Castex

FRANCË– Covid-19 ka goditur rëndë më shumë se 200 shtete në mbarë botën, por duket se ende do të duhet shumë kohë që pandemia të përfundojë, kur ditë pas dite po regjistrohen shifra të larta të të sëmurëve dhe viktimave.

Sa i përket kësaj situate të vështirë, kryeministri francez, Jean Castex gjatë një vizite në një nga repartet e kujdesit intensiv spitalor në jug të Francës ka deklaruar se kontrolli mbi Covid-19 mund të bëhet shumë e vështirë për t’u kontrolluar nëse nuk ka një mobilizim kolektiv.

Nga të dhënat  zyrtare është mësuarse nga e shtunë e 8 gushtit deri të hënën, më datë 10 gusht, pra brenda dy ditëve  janë konfirmuar rreth 5 mijë raste të reja me Covid 19 në të gjithë territorin francez.

 “Nëse nuk veprojmë në mënyrë kolektive, ne e ekspozojmë veten ndaj rrezikut të shtuar që rikthimi në epidemi të bëhet i vështirë për tu kontrolluar.”- u shpreh  Castex .

Ndërsa ditën e djeshme autoritetet shëndetësore në Francë raportuan 1.397 raste të reja dhe 15 viktima në 24 orët e fundit, një shifër e lartë ditore kjo, krahasuar me bilancin e ditëve të kaluara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa Presidenti i vendit, Emmanuel Macron ka zhvilluar një video-konferencë me ministrat e kabinetit, gjatë takimit u vendos që Franca të hartojë kufizime për 20 qytete të madha si masë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Deri më tani Franca ka shënuar 204,172 të infektuar nga koronavirusi, ndërsa kanë vdekur 30.354 njerëz që prej shpërthimit të pandemisë.

Prej më shumë se 7 muajsh i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19 që shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019. Tashmë Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 20,526,098 persona. Ndërkohë 745,981 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 13,448,753 qytetarë.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment