Bota

Kriza e Covid-19/ Fituesi i çmimit Nobel në Mjekësi jep shpresë: Nuk do të ketë valë të dytë të koronavirusit

Nobelisti amerikan bën thirrje megjithatë që të vijohet me zbatimin rigoroz të masave kundër përhapjes, që të mbahet i njëjti ritëm i ulët edhe pse stili i jetesës nuk do të jetë aq komod si më parë.
Featured image of article: Kriza e Covid-19/ Fituesi i çmimit Nobel në Mjekësi jep shpresë: Nuk do të ketë valë të dytë të koronavirusit Bruce Beutler

SHBA– Koronavirusi duket se nuk do të zhduket edhe për një kohë të gjatë nga globi. Ndërkohë që shumë ekspertë i frikëshen një vale të dytë të pandemisë fituesi i çmimit Nobel në Mjekësi, Bruce Beutler në një intervistë për mediat italiane argumenton pse popullata, tashmë rrezikohet më pak nga infektimi se në nisje të pandemisë.

“Duket vdekshmëria nga COVID-19 po bie gradualisht. Distancimi social dhe maskat e kanë dhënë efektin e tyre mbrojtës. Popullata nuk është më aq e cënueshme sa në fillim, para vendosjes masave bllokuese. Kjo është e vërtetë edhe pse aktualisht kemi një përqindje të vogël të popullsisë që është infektuar, por e gjithë kjo më bën të mendoj që nuk do të ketë një valë të dytë.”- u shpreh ai.

Nobelisti amerikan bën thirrje megjithatë që të vijohet me zbatimin rigoroz të masave kundër përhapjes, që të mbahet i njëjti ritëm i ulët edhe pse stili i jetesës nuk do të jetë aq komod si më parë. Ndër të tjera ai shprehet optimist se me maska dhe distancim social mund të ketë edhe rënie të ndjeshme të numrit të të infektuarve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Beutler tha se masat bllokuese nuk e zhdukin virusin. Këtë rol sipas tij mund t’a luajë vetëm vaksina, për të cilën ai nuk ka një parashikim nëse do të arrihet të zbulohet shpejt e duhura për të luftuar Covid-19.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment