Bota

Kriza e Covid-19/ Qytetarët që kthehen nga 7 ishujt grekë në Britaninë e Madhe duhet të izolohen për 14 ditë

Çdo qytetar që mbërrin në Angli nga shtatë ishujt grekë do të duhet të vetë-izolohet për 14 ditë, rregull që hyn në fuqi prej ditën e sotme, ka thënë Grant Shapps.
Featured image of article: Kriza e Covid-19/ Qytetarët që kthehen nga 7 ishujt grekë në Britaninë e Madhe duhet të izolohen për 14 ditë Grant Shapps

BRITANI E MADHE- Pandemia e koronavirusit ka pushtuar prej shumë muajsh Britaninë e Madhe si dhe shumë vende të tjera nëpër botë, por duket se do të kalojnë edhe shumë kohë që ky virus vdekjeprurës të zhduket.

Në Britaninë e Madhe janë vendosur rregulla të forta për frenimin e koronavirusit, ku siç shkruajnë mediat vendase të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Angli nga shtatë ishujt grekë do të duhet të vetë-izolohen për 14 ditë, rregull që hyn në fuqi prej ditën e sotme, ka thënë Grant Shapps.

Ishujt grekë të prekur janë Kreta, Lesvos, Mykonos, Santorini, Serifos, Tinos dhe Zakynthos (i njohur gjithashtu si Zante). Qeveria thotë se ishujt mund të trajtohen ndryshe nga vendet e tyre kontinentale nëse ndryshojnë normat e infeksionit.

Teksa ka folur para deputetëve në Commons, Sekretari i Transportit Z. Shapps tha se qeveria do të përdorte të dhëna më të mira për të përcaktuar rreziqet në ishujt e frekuentuar gjatë kësaj vere.

Ndër të tjera ai ka thënë se kjo do të siguronte “fleksibilitet të shtuar” për t’i shtuar ose hequr ato nga lista e karantinës për Anglinë, të ndryshme nga destinacionet e kontinentit ndërsa normat e infeksionit ndryshojnë. Ai tha se kjo do të “ndihmonte në nxitjen” e industrisë së udhëtimeve në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa vazhdonte të mbante të sigurt të gjithë njerëzit që udhëtojnë jashtë vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas zyrtarit britanik qeveria po punon në mënyrë aktive në praktikat e përdorimit të testimit të koronavirusit për të shkurtuar periudhën e karantinës 14-ditore për njerëzit që mbërrinin në Britaninë e Madhe nga vendet me rrezik të lartë.
Testimi i njerëzve gjatë mbërritjes nuk do të funksiononte, tha Z. Shapps, por sipas tij karantina e kombinuar me testimin e Covid-19 ishte më premtuese.

“Zyrtarët e mi tani po punojnë me ekspertë të shëndetit me qëllim të prerjes së periudhës së karantinës pa shtuar rrezikun e infeksionit ose cenimin e kapacitetit tonë të përgjithshëm të testit NHS.”- u shpreh ai.

Ai shtoi se nëse dikush nuk ishte në gjendje të bënte karantinë për 14 ditë pas kthimit në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë më mirë të mos udhëtojnë jashtë vendit të tyre.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment