Bota

Kriza e Covid-19/ Boris Johnson këmbëngul se shkollat në Angli duhet të rihapen në shtator

Kryeministri britanik ka njoftuar ditën e sotme se shkollat duhen të hapen patjetër shtatorin e këtij viti teksa kanë qëndruar të mbyllura prej marsit të këtij viti si shkak i pandemisë Covid-19.
Featured image of article: Kriza e Covid-19/ Boris Johnson këmbëngul se shkollat në Angli duhet të rihapen në shtator Foto ilustruese

BRITANI E MADHE– Pandemia  e koronavirusit ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë botën, ku deri më tani ka vrarë mbi 700 mijë njerëz dhe ka infektuar më shumë se 19 milionë të tjerë.

Por teksa shkollat janë mbyllur prej muajit mars tani shumë shtete po punojnë për të rihapur shkollat për vitin shkollor 2020-2021. Ka qenë Italia që ka njoftuar rihapjen e shkollave në shtator, por tashmë edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka bërë me dije se shkollat duhen të hapen me patjetër në shtator.

Johnson ka këmbëngulur se shkollat ​​në Angli duhet të rihapen në shtator, duke arsyetuar se mbyllja e shkollave ishte “ekonomikisht e paqëndrueshme dhe e papranueshme”, ndërsa ekziston sërish frika për një valë tjetër të pandemisë së koronavirusit.

Aleatët e kryeministrit kanë argumentuar se nëse kërkohen bllokime lokale në fund të vitit, atëherë lokalet përfshirë edhe dyqanet duhet të mbyllen sërish.

Ai e bëri të qartë se rihapja e shkollave ishte thelbësore si pjesë e strategjisë më të gjerë të qeverisë për t’i rikthyer njerëzit në punën e tyre duke përmendur “kostot spirale ekonomike” të prindërve dhe kujdestarëve që nuk ishin në gjendje të punojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mbajtja e shkollave tona të mbyllura për një kohë më të gjatë  se sa është e domosdoshme është shoqërisht e patolerueshme, ekonomikisht e paqëndrueshme dhe e papranueshme moralisht.”- tha Johnson.

Kosto ekonomike për prindërit që nuk mund të punojnë nëse fëmijët nuk shkojnë në shkollë është e madhe dhe vendit nuk i bën mire mosedukimi i brezave të rinj. Por të njëjtin vendim pritet të marrë edhe Gjermania, me rinisjen e procesit që nga fundi i muajit gusht, duke zbatuar masat e rrepta të sigurisë ndaj  Covid-19.

Burimi: FT

A.C/Dosja.al

Shto Koment