Bota

Kriza e Covid-19/ Boris Johnson: E pashmangshme vala e dytë e koronavirusit

Johnson ka thënë se izolimi i dytë është “gjëja e fundit që e dëshiron”, mirëpo ka vlerësuar se masat aktuale duhet të vëzhgohen. Komentet e tij kanë ardhur pasi këshilltarët qeveritarë kanë thënë po rritet shkalla e përhapjes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.
Featured image of article: Kriza e Covid-19/ Boris Johnson: E pashmangshme vala e dytë e koronavirusit Kryeministri britanik, Boris Johnson.

BRITANI E MADHE- Pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë Britaninë e Madhe, por edhe tashmë numrat janë gjithmonë e në rritje prandaj eksperët në vend kanë rekomanduar një izolim të dytë për frenimin e virusit.

Pas këtyre komenteve të ekspertëve ka reaguar edhe kryeminitri britanik, Boris Johnson, i cili ka thënë se në Mbretërinë e Bashkuar, vala e dytë e koronavirusit do të vijë shumë shpejtë.

Teksa ka folur në Oxfordshire, Johnson ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve ka qenë “e pashmangshme”.

“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta të izolimit.  Kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike.”- është shprehur ai.

Johnson ka thënë se izolimi i dytë është “gjëja e fundit që e dëshiron”, mirëpo ka vlerësuar se masat aktuale duhet të vëzhgohen. Komentet e tij kanë ardhur pasi këshilltarët qeveritarë kanë thënë po rritet shkalla e përhapjes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autoritetet britanike kanë regjistruar të premten 4,322 raste të konfirmuara me koronavirus, një rritje për gati 1,000 më shumë të infektuarve në krahasim me një ditë më parë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka raportuar për 388,412 të infektuar me këtë virus, prej shpërthimit të pandemisë, ku prej tyre 41,821 pacientë kanë vdekur.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment