Bota

Kriza e Angela Merkel: Gjermania do të zhytet në recesionin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore

Gjermania do të zhytet në recesionin e saj më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi ndikimi i pandemisë së koronavirusit vazhdon të godasë akoma më shumë ekonominë. Kështu ka paralajmëruar ministri i ekonomisë, Peter Altmaier ditën e djeshme.
Featured image of article: Kriza e Angela Merkel: Gjermania do të zhytet në recesionin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

GJERMANI– Qeveria u detyrua të bëjë parashikimin e saj ekonomik për këtë vit në një paralajmërim të ashpër të masave të bllokimit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19. Lajmi për ekonominë më të madhe të Evropës se po goditet kaq rëndë, ka të ngjarë të shkaktojë panik edhe midis vendeve të tjera të Eurozonës. Duke njoftuar shifrat e reja, Z. Altmaier tha: Ne po përballemi me sfida të mëdha, si nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe politike.

Berlini ka ulur rritjen e parashikuar të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2020 në -6.3 përqind nga 1.1 përqind të parashikuar në janar.

Ministrat paralajmëruan se një shërim i hershëm do të jetë i mundur vetëm nëse një valë e dytë e infeksioneve COVID-19 mund të shmanget në muajt e ardhshëm. Parashikimet bazohen në supozimin se autoritetet gradualisht mund të hapin masa bllokimi në kohën e duhur.

Për vitin 2021, qeveria pret që ekonomia të kthehet me një normë rritjeje prej 5.2 përqind. Sidoqoftë, Z. Altmaier këmbënguli se Gjermania nuk duhet të nxitojë të lehtësojë kufizimet e saj, pasi kjo do të rrisë rrezikun e një vale të dytë të infeksioneve.

“Sepse vetëm nëse heqim kufizimet ekonomike dhe sociale hap pas hapi me një metodë proporcionale, ne mund të fillojmë me rimëkëmbjen e ngadaltë në gjysmën e dytë të vitit.”- tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me një rritje të shkallës së infeksionit në të gjithë Gjermaninë, vendi pritet të forcojë edhe një herë masat për virusin. Berlini gjithashtu duket i vendosur të ofrojë paketa të tjera ndihme, për të ndihmuar në rritjen e konsumit privat në mënyrë që të rimëkëmbet ekonomia.

Gjermania ka miratuar tashmë një paketë shpëtimi me vlerë mbi 750 miliardë euro për të ndihmuar vendin të kapërcejë luftën e ashpër me koronavirusin.

Deri  më tani Gjermania ka rregjistruar të paktën  6.467 të vdekur dhe numërohen mbi 161 mijë persona të infektuar nga Covid-19,që prej fillimit të shpërthimit të Covid-19.

Burimi: Express.co.uk

A.C/Dosja.al

Shto Koment