Politike

‘Kriza’, Ditmir Bushati kritika politikanëve: Kanë turp nga fjala KOMPROMIS

Ish-kryediplomati Bushati kritikoi të gjitha palët politike, sa i takon krizës së thellë politike, që vijon prej shumë muajsh. Ai tha se fjala kompromis për politikanët shqiptarë duket si fjalë turpi, duke shtuar se është kulticuar ndjesia e poshtërimit të kundërshtarit
Featured image of article: ‘Kriza’, Ditmir Bushati kritika politikanëve: Kanë turp nga fjala KOMPROMIS Ditmir Bushati

TIRANË-Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se Bashkimi Evropian bëri një hap pas me vendimin negativ për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

KE bën vlerësimin e parë teknik dhe janë vendet anëtare që kanë vendimmarrjen finale. Më 2018, isha protagonist, dhe e di që ka qenë shumë e vështirë për të marrë rekomandimin. Ishte një betejë, që u transferua te vendet anëtare, ku në qershor 2018 morëm një angazhim të qartë, që në 2019 do të kishim dhe nisjen e procesit. Nuk prisja që të kishte një hap pas, sepse nëse shohim vendimin e para pak ditëve, me vendimin e 2018 është një hap pas nga BE, por mendoj që Shqipëria meritonte që të niste këtë proces në 2018 dhe besoj se nga nisja e këtij procesi përfitojnë të gjithë, edhe vetë BE, sepse shton influencën në një zonë, apo në një kopsht të tij.

Mund të kemi njëmijë probleme, por janë ndërmarrë disa hapa, që për vendet e tjera janë bërë në një fazë të mëvonshme të këtij procesi. Natyrisht situata e brendshme politike nuk ka qenë pozitive në këtë proces. Një gjeneratë e kemi humbur dhe nuk e ka gëzuar dot mundësinë e përfitimeve nga ky proces. Për shkak të gabimeve tona strategjike, po na krijohet një hendekë edhe më i madh pabarazisht”, tha Bushati.

Ish-kryediplomati Bushati kritikoi të gjitha palët politike, sa i takon krizës së thellë politike, që vijon prej shumë muajsh. Ai tha se fjala kompromis për politikanët shqiptarë duket si fjalë turpi, duke shtuar se është kulticuar ndjesia e poshtërimit të kundërshtarit

Çfarë ndryshoi nga 2018 në 2019. Ajo që dimë është shpërthimi i një krize totale më 2019 …
Nuk ka një vend të dytë në listën e vendeve kandidate që të ketë përjetuar një situatë të paprecedentë siç e përjetoi Shqipëria këtë vit dhe siç vazhdojmë ta përjetojmë. Nga pikëpamja proceduriale, parlamenti mund të përcaktohet si funksional. Por, djegia e mandateve, që ka qenë një vendim i papërgjegjshëm, mos pjesëmarrja në zgjedhjet vendore dhe i gjithë stanjacioni politik, që erdhi si pasojë e këtyre veprimeve të opozitës, ka dëmtuar …

Fjala kompromis duket si fjalë turpi. Ne kemi kultivuar ndjesinë e poshtërimit të kundërshtarit, ose të një njeriu që mendon ndryshe nga vija kryesore e sjelljes politike. Ne duhet të kuptojmë që duhet të zhvillojmë kapacitet për më shumë kompromis, sepse do ta kemi më të thjeshtë për t’u marrë vesh me BE.

Cili duhet të ishte kompromisi që duhet të kishit bërë ju si mazhorancë?
Fakt është që ne përjetuam një zmbrapsje nga pikëpamja e kulturës politike më 2019. Dukej sikur ne kishim hyrë në një periudhë para-politike. Imazhi i vendit është përgjegjësi e përbashkët e opozitës dhe mazhorancës.

Marrë nga Ballkan web

Shto Koment