KRYESORET
Editorial

Kriza demografike po rrënon Ballkanin Perëndimor,5.5 miliardë euro dëme në vit

20 Janar 2022, 11:42 Nga DOSJA
Kriza demografike po rrënon Ballkanin Perëndimor,5.5 miliardë

Nga Cristian Gherasim“Eu Observer”

MAQEDONI E VERIUT – Asnjë vend në Ballkan nuk është kursyer nga një kombinim i rrezikshëm i emigrimit dhe plakjes së popullsisë. Në aspektin demografik, kombi i vogël i Maqedonisë së Veriut ka vuajtur jo pak. Vendi ballkanik ka humbur çerekun e popullsisë së tij që nga fillimi i viteve 1990.

Regjistrimi i fundit i kryer në fund të vitit të kaluar, tregon një rënie të popullsisë me 10 për qind në vetëm 2 dekadat e fundit. Gati 600.000 maqedonas u shpërngulën jashtë vendit në dekadat pas pavarësisë së vendit. Në Shqipërinë fqinje situata është edhe më e rëndë.

1.7 milionë njerëz, ose 37 për qind e popullsisë, janë larguar nga vendi gjatë 3 dekadave të fundit. Sipas raportit të OKB-së mbi perspektivat e popullsisë, popullsia prej thuajse 3 milionë banorësh pritet të bjerë nën 1 milionë banorë deri në fund të këtij shekulli.

Të dyja vendet shpresojnë se një anëtarësim i shpejtë në Bashkimin Evropian, do t’u sigurojë një të ardhme më të mirë, dhe do të ndryshojë modelin e migracionit. Bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut në union, ishin bllokuar në të kaluarën nga Greqia për shkak të një konflikti të gjatë mbi emrin e këtij shteti.

Tani, përparimi drejt BE-së i Maqedonisë së Veriut dhe i Shqipërisë është bllokuar për shkak të vetos që ka vendosur Bullgaria. Një vend tjetër ballkanik i prekur rëndë nga rënia e popullsisë është Serbia. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, vendi me gati 7 milionë banorëpritet të ketë 1 milion banorë më pak deri në vitin 2050.

Vetë autoritetet serbe thonë se ky vend po humb një qytet çdo vit. Qindra mijëra serbë u larguan nga vendi pas luftërave të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet 1990. Ekonomia serbe u ndikua shumë edhe pas sanksioneve që i paraprinë bombardimeve të NATO-s të vitit1999 për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm në Kosovë.

Sipas një analize të OECD-së mbi gatishmërinë e sistemit shëndetësor serb për të luftuar pandeminë e Covid-19, të dhënat tregojnë se mbi 10.000 mjekë u larguan nga Serbia drejt Evropës Perëndimore gjatë 20 viteve të fundit, dhe sistemit shëndetësor i mungojnë aktualisht 3.500 mjekë dhe 8.000 infermierë.

Disa nga arsyet pse rajoni i Ballkanit ka pasur një emigracion në nivele kaq të larta gjatë dekadave të fundit, mund të gjurmohen tek shpërbërja e ish-Jugosllavisë, luftërat civile dhe vështirësitë ekonomike që pasuan.

Bosnje Hercegovina është ndoshta vendi më i goditur në rajon. Disa studime pretendojnë se gati gjysma e qytetarëve të lindur në këtë vend nuk jetojnë më atje. Një shembull tjetër i spikatur është Kosova, që ka humbur 15.4 për qind të popullsisë së saj midis viteve2007–2018.

Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2013. Që atëherë, më shumë se çerek milioni kroatë janë larguar nga vendi, duke kërkuar punë me paga më të mira jashtë vendit. Popullsia prej pak më shumë se 4 milionë banorësh, është tkurrur me thuajse 10 për qind në një dekadë.

Qeveria e Zagrebit po përpiqet të ndryshojë situatën dhe u ka premtuar së fundmi kroatëve të diasporës deri në 26.000 euro nëse rikthehen në vendin e tyre dhe hapin një biznes. Edhe Greqia po shfaq të njëjtat tendenca shqetësuese. Sipas agjencisë greke të statistikave, midis viteve 2011–2020 popullsia e vendit u tkurr me gjysmë milionë.

Rënia e popullsisë greke gjatë dekadës së fundit, ka ndodhur për shkak të disa faktorëve.

Është më se e qartë se kriza financiare e vitit 2009 luajti një rol të madh, ku shumë prej tyre ose u zhvendosën jashtë vendit ose hezituan të krijonin një familje në Greqi për shkak të një të ardhmeje të pasigurt.

Plakja luan një rol të madh në përshpejtimin e rënies së popullsisë në rajon. Sipas parashikimeve të fundit të Eurostat,deri në vitin 2050, mosha mesatare e popullsisë Në Rumani dhe Bullgari pritet të rritet me të paktën 8 vjet.

Të dhënat e Institutit të Statistikave në Rumani, tregojnë se sa shpejt është plakur popullsia gjatë viteve të fundit. Qarku Valcea kaloi nga 126 qytetarë të moshuar për çdo 100 të rinj, në 185 të moshuar për çdo 100 të rinj, brenda vetëm 10 viteve.

Një popullsi e moshuar nënkupton mungesë të fuqisë punëtore në dispozicion, por edhe rritje të shpenzimeve qeveritare për skemat e pensioneve dhe kujdesin shëndetësor. Kostoja e një numri në rënie të të rinjve në Ballkan është llogaritur nga Fondacioni Westminster për Demokraci dhe Instituti për Zhvillim dhe Inovacion.

Studimi tregon se rajoni i Ballkanit Perëndimor po humbet çdo vit miliarda euro për shkak të migrimit të të rinjve. Për të vlerësuar pasojat ekonomike të kësaj dukurie, studimi merr parasysh si kostot e lidhura me arsimin – 2.46 miliardë euro – po ashtu edhe humbjet e mundshme në rritjen e PBB-së, pikërisht për shkak të largimit të të rinjve nga këto vende.

Llogaritet se vendet e Ballkanit Perëndimor humbasin për shkak të migrimit të të rinjve rreth3.08 miliardë euro çdo vit në rritjen e mundshme të PBB-së dhe në rënien e konsumit. Nëse kësaj shifre i shtohen shpenzimet mbi arsimimin e tyre,atëherë kostoja në total është rreth 5.5 miliardë euro në vit.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Editorial 11 Janar 2022, 19:18

Autokratët i duan votimet!

Nga Meri LikaNë gojën e Lulëzim Bashës, rrallëherë fjala demokraci ka qenë kaq e përdorur por në të njëjtën kohë dhe kaq e dhunuar, kaq e promovuar dhe në të nj...

Editorial 10 Janar 2022, 14:17

Kush vajton për PD?

Nga Arlind QoriE shtuna e hunjve dhe gazit të Bashës dhe Berishës ishte jo vetëm inskenim i një beteje mesjetare, por edhe dita kur të gjithë e kuptuan se Parti...

Editorial 6 Janar 2022, 10:17

‘Lufta civile amerikane po vjen’

Nga Stephen MarcheSHBA – Askush nuk e do atë që po vjen, kështu që askush nuk dëshiron ta shohë. Në prag të luftës së parë civile, njerëzit më inteligjent...

Editorial 3 Janar 2022, 14:12

Ngjarjet e 2022 që do të dominojnë debatin publik

Në datën 5 skadon “ultimatumi” që Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë dhënë Lulzim Bashës dhe stafit drejtues të PD-së për të lënë zyrat paqësisht. Pas kësaj,...

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?