Bota

Kritikonte liderin çeçen, ekzekutohet  në mënyrë të mistershme opinionisti i njohur në Austri, dyshimet e para…

Zyrtarët në Austri janë shprehur se 43-vjeçari nga Federata u qëllua për vdekje në një parkim para një qendre tregtare në periferinë e Vjenës në Gerasdorf. Policia austriake tha se viktima kishte refuzuar mbrojtjen e policisë, por nuk tha kur ose specifikoi pse u ofrua.
Featured image of article: Kritikonte liderin çeçen, ekzekutohet  në mënyrë të mistershme opinionisti i njohur në Austri, dyshimet e para… Mamikhan Umarov

AUSTRI- Një azilkërkues rus i cili është vrarë jashtë kryeqytetit austriak, ishte një ish-separatist çeçen dhe një kritik i udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov. Burimet thanë se viktima ishte Mamikhan Umarov, i cili njihej si Anzor i Vjenës.

Zyrtarët në Austri janë shprehur se 43-vjeçari  u qëllua për vdekje në një parkim para një qendre tregtare në periferinë e Vjenës në Gerasdorf. Policia austriake tha se viktima kishte refuzuar mbrojtjen e policisë.

Ndërkohë mediat austriake raportuan se vrasja po konsiderohet si një vrasje e mundshme politike. Roland Scherscher, kreu i autoritetit rajonal të inteligjencës dhe antiterrorizmit i përfshirë në këtë çështje, i tha Agjencisë së Shtypit Austri që motivi mbetet i paqartë.

Sipas raporteve fillestare, azilkërkuesi u qëllua në kokë dhe vdiq para se të mbërrinte ambulancat. Një i dyshuar, i cili u identifikua gjithashtu nga autoritetet austriake vetëm si një qytetar rus, u kap disa orë më vonë rreth 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit në Linz pas një sjellje policie në shkallë të gjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autoritetet e zbatimit të ligjit  arrestuan një burrë tjetër që ata fillimisht menduan se ishte dëshmitar. Pas marrjes në pyetje të burrit, policia e arrestoi si të dyshuar. Policia po heton ngjarjen dhe po përpiqet të përcaktojë një motiv. Një autopsi është duke u kryer mbi viktimën, kërkesa e të cilit për azil ishte njohur nga Austria në 2007.

Umarov e quante veten në rrjetin “punonjës të ministrisë së sigurisë të Republikës së Ichkeria” dhe fliste për përfshirjen e forcave speciale ruse në gjurmimin e emigrantëve politikë dhe separatistëve çeçenë në Evropë. Në Ukrainë, Mamihan Umarov ka qenë dëshmitar i vrasjes së ushtarakes vullnetare çeçene Amina Okuyeva, dhe dëshmia e tij ndihmoi në ngritjen e akuzave kundër organizatorit të mundshëm të saj Salah Delimbekovich Humaidov.

Burimi:REL

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment