LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kritika Letrare e 1879/ Emile Zola për Victor Hugo-në: Sa më madhështor bëhet, aq më të zbrazët bëhen rreshtat e tij!

6 Qershor 2020, 14:56 Nga DOSJA

Gazetat dhe Revistat

Zola publikon te “Voltaire” shkrime mbi kritikën letrare.

Shkrimi i tij i fundit është për Victor Hugo-në. Ja një tablo e mjedisit në të cilin jeton Z. Hugo :

Duhet të njohësh oborrin e vogël në të cilin jeton sot Victor Hugo. Edhe më rrespektueshjma prej kritikave nuk tolerohet. Kur mjeshtri (zoti) lëshon një fjalë, fjala konsiderohet kryevepër. Mbetemi në gjendje akute të një ekstaze të admirueshme. Superlativat mungojnë, sepse kanë shndërruar në diçka banale fjalët lavdëruese më energjike. Jemi të vërenjtur kur përdorim : i jashtëzakonshëm, kolosal, mbinjerëzor, titanik, marramendës, mbizotërues. Besnikëve u kanë mbaruar fjalët dhe tani gjenden duke shpikur fjali të tëra. Ata luftojnë se kush gjen më parë shprehjen e devotshme më të papritur. Kjo është e trishtueshme.

Gjithmonë e kemi ushqyer Victor Hugo-në me lavdëresën më vulgare; por kurrë, besoj, lavdëruesit nuk kanë rënë në duar aq të padenja. Shpesh kam pyetur veten se cilat kristalizime të krenarisë mund të jenë formuar pak e nga pak në kafkën e poetit. Konsideroni që këtë idhujtari për talentin dhe personin e tij e ka marrë që fëmijë dhe është rritur në të njëjtën kohë me të.

 Ia kanë përsëritur në të gjitha tonet (tingujt) se ai ishte maja e shekullit, inteligjenca e vetë kohës, mbreti, zoti. Ai ëndërron të jetë zoti ynë, të bëhet perandori i botës, dhe kjo në vetvete nuk do të ishte aspak e çuditshme. Admirimi, me një dozë të tillë, bëhet shëndetlig.

Prova më e mirë se ai e ka trurin me të vërtetë të fuqishëm është se ende nuk është çmendur plotësisht, për t’i thënë vetes, që prej gjashtëdhjetë vitesh tashmë, sa herë që bie zilja e orës : “Ju jeni i bukur, ju jeni i shkëlqyeshëm, ju jeni sublim.” Ai nuk ecën më mbi tokë, adhuruesit e oborrit të tij e mbajnë lart atë. Ka në derën e tij oborrtarë (përfitues), ashtu si në portën e mbretërve, të cilët ndalojnë hyrjen e të vërtetave.

Dua të jem i respektueshëm ndërsa them disa nga këto të vërteta. Nuk mund ta imagjinoni se si është sot oborri i Victor Hugo, në apartamentin e vogël që ai banon në rrugën Clichy. Nuk po flas për politikanët që e vizitojnë atë, ose për ata pak shkrimtarë me merita të mëdha, që u bënë të njohur të nesërmen e 1831 dhe kanë mbetur nën sharmin e fuqishëm të lëvizjes së asaj kohe; këta kanë një fe që kanë të drejtë ta ruajnë. Unë po flas për gjeneratën e re, të rinj midis moshës tridhjetë e tridhjetë e pesë vjeçare, shkrimtarë që janë rritur vitet e fundit. Ja pra ! Victor Hugo ka mundur të mbledhë rreth tij, që nga kthimi prej mërgimi, vetëm shkrimtarë pa të ardhme, fillestarë që bëjnë gazetari, romancierë mediokër, poetë tashmë të lodhur duke imituar të gjithë pararendësit e tyre. Kjo është ajo që duhet thënë. E nesërmja nuk përfaqësohet aspak këtu nga një njeri i vetëm me talent, temperament dhe energji. Thjeshtë njerëz kokëboshë, thjeshtë të shquar të panjohur.

Zola shpjegon më pas se z. Hugo u zhvillua normalisht në… subliminalen :

Do të ishte shumë e lehtë të vërtetohej se, duke pasur parasysh veprat e para të Victor Hugo, ai do të përfundonte në mënyrë fatale në veprat e pleqërisë së tij. Unë nuk do të them se ai është rritur apo zvogëluar; Do të them që ai ka përfunduar evolucionin e tij, sipas disa ligjeve fatale. Po, ai duhej të arrinte, për nga natyra e temperamentit të tij, tek ky qëndrim prej profeti që ai mbajti; ai do të bëhej gjithnjë e më shumë skllav i formulës romantike; atij i mjaftonte të zgjasë kyçin e këmbëve dhe të shtojë tre rreshta për kënaqësinë e vetme për të justifikuar një rimë të pasur (cilësore); ai duhej të futej çdo ditë e më shumë në sublimen, të ekzagjeronte shqetësimin e tij dhe fantazinë (marramendjen) e tij vizionare; ai duhej të arrinte të fliste me Zotin, të gjykonte shekujt ashtu si Perëndia, duke vendosur të mirët në të djathtën e tij dhe të pabesët në të majtë të tij; ai duhej të zotëronte gjuhën, deri në atë pikë sa ta trajtojë atë si një pushtues, i cili nuk ka më respektin e fjalive dhe që i torturon ato për fantazitë e tij; më në fund, ai duhej të besonte se një fjalë e tij vlente sa një botë dhe se i mjaftonte që ai të hidhte gjërat më të parëndësishme, në mënyrë që ato të merrnin po kaq shpejt një rëndësi ekstra-njerëzore.

Sot, ai është në këtë situatë. Ai predikon. Kur flet për një fëmijë të vogël, ai beson se yjet po e dëgjojnë. Dhe më e keqja është se, sa më madhështor  bëhet, aq më të zbrazët bëhen rreshtat e tij. Unë e kam quajtur një vizionar. Kjo fjalë e gjykon (i përshtatet). Ai e përshkoi epokën tonë pa e parë atë, me sytë e fiksuar në ëndrrat e tij.

Marrë nga Darsiani.com 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur emile zola victor hugo emile zola victor hugo

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 6 Qershor 2020, 14:22

TIRANË- Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, është një nga artistët më të vlerësuar dhe me te kërkuar në showbizin shqiptar.Ai është fitues i dy p...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën