Aktualitet

I dënuar për drogë në Vlorë! Si e la lojën me letra 25-vjeçari Breshanaj për të shkuar drejt ‘vdekjes’, shoku e shoqëroi për një palë atlete, por…ia futi vrapit kur pa armët

Kristian Breshanaj rezultonte i dënuar për drogë nga gjykata e Vlorës, gjë që po hetohet si një nga pistat për eliminimin e tij.
Featured image of article: I dënuar për drogë në Vlorë! Si e la lojën me letra 25-vjeçari Breshanaj për të shkuar drejt ‘vdekjes’, shoku e shoqëroi për një palë atlete, por…ia futi vrapit kur pa armët Kristian Breshanaj

VLORË– Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja e Kristian Breshanaj, disa javë më parë në qytetin e Vlorës. Kristian Breshanaj rezultonte i dënuar për drogë nga gjykata e Vlorës, gjë që po hetohet si një nga pistat për eliminimin e tij.

Ndërkohë gazetari Elton Qyno raporton disa të dhëna të tjera lidhur me momentet e vrasjes të së riut në ditën e Fitër Bajramit. Mësohet se para se të ekzekutohej para shtëpisë së tij, i riu ishte me shokët e tij në lokalin “Olso” duke luajtur me letra.

Më pas, pasi kanë përfunduar lojën Breshanaj bashkë me një mikun e tij janë nisur për në shtëpi për të marrë një palë atlete. Por pa e ditur në para derës së shtëpisë i prisnin atentatorët. Në momentin që janë afruar, mbi trupin e 25-vjeçarit është qëlluar me breshëri duke e lënë të vdekur në vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tre plumba të qëlluar nga afër i kanë marrë jetën të riut. Nga frika se pjesë e ekzekutimit do të ishte edhe ai, shoku është larguar me vrap duke mos arritur që të kapë asnjë detaj të autorëve të krimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 24 maj 2020, në Vlorë. I riu Kristian Breshanaj u vra pranë derës së shtëpisë, vetëm 3 muaj pasi ishte kthyer nga Belgjika. Një tjetër pistë hetimi është edhe dyshimi i autorëve se Breshanaj i ka spiunuar. Grupi i ekzekutorëve dyshonin se 25-vjeçari ishte informator i rivalëve të tyre, dhe u dërgonte informacion në lidhje me veprimet apo lëvizjet e tyre.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment