Sport

Kristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave…

749 golat janë realizuar në 1,025 ndeshje, prej të cilave 857 me klubet dhe 168 me kombëtaren e vendit të tij. Dhe 35-vjeçari, që pretendon se do të luajë deri në fund të dyzetave, me gjasa është i destinuar të thyejë edhe rekordin historik të Pele
Featured image of article: Kristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave…
Përditësuar:

ITALI – Me golin në ndeshjen e fituar 2-1 nga Juventusi ndaj Ferencvaroshit  në Champions League, yllin portugez Kristiano Ronaldo shkoi në kuton e 749 golave, të realizuar zyrtarisht gjatë karrierës së tij sportive.

Pele është padyshim futbollisti më i mirë në botë, i cili ka shënuar 767 gola, megjithëse ai pretendon se ka realizuar më shumë se 1,000 gola. Ndërsa rivali i përjetshëm i Ronaldos, argjentinasi Liones Mesi, është 38 gola prapa Roniet, në shifrën e 711 golave, por argjentinasi ka luajtur 143 ndeshje më pak, sipas Transfermarkt.

Me 102 gola për Portugalinë, goli me Juventusin ishte i 647-ti i Ronaldos në klube. 749 golat janë realizuar në 1,025 ndeshje, prej të cilave 857 me klubet dhe 168 me kombëtaren e vendit të tij. Dhe 35-vjeçari, që pretendon se do të luajë deri në fund të dyzetave, me gjasa është i destinuar të thyejë edhe rekordin historik të Pele.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sidoqoftë, rivali i madh për titullin “lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”, argjentinasi Mesi është gjithashtu në rrugën për ts kaluar rekordin e Pele. Ylli i Barcelonës ka shënuar 640 gola për Barçën dhe 71 për Argjentinën. Madje shumë argumentojnë, se Mesi do t’i eklipsojë, si Ronaldon ashtu edhe Pele, paçka ai aktualisht ka vetëm 38 gola më pak se Ronie dhe 56 më pak se Pele. Ata mbështeten në faktin se “Pleshti” është 33 vjeç dhe ka luajtur vetëm 882 ndeshje.

Por gjithsesi, tani për tani, Kristiano Ronaldo është më afër kryet të listës së rekordmenëve. Ka mendime që ai mund të jetë edhe më afër totalit të Pele, por me shumë argumentojnë, se 749 golat e CR7 nuk përfshijnë golat e shënuar në ndeshje jozyrtare, të cilët dhe ata duhet të llogariten. Gjithsesi, nëse Kristiano Ronaldo vazhdon me këto ritme, rekordi i Pele nuk do ta ketë jetën të gjatë…

B.T (Dosja.al)

Shto Koment