AktualitetKulture

‘Kristaqin e kisha profesor, Edit i thosha “dalim jashtë shtetit?”/ Skulptori Rada nuk përmbahet, “shpërthen” ndaj diktatorit Hoxha: Një psikopat, ka çmendi të gjithëve…

Skulptori Agim Rada nuk është kursyer në fjalë ndaj diktatorit Enver Hoxha, duke e cilësuar si një njeri psikopat që kishte mbyllur Shqipërinë.
Featured image of article: ‘Kristaqin e kisha profesor, Edit i thosha “dalim jashtë shtetit?”/ Skulptori Rada nuk përmbahet, “shpërthen” ndaj diktatorit Hoxha: Një psikopat, ka çmendi të gjithëve… Enver Hoxha, Agim Rada dhe Edi Rama

TIRANË– Skulptori Agim Rada i ka dedikuar një vepër 2 Korrikut 1990, ditë kur shqiptarët kanë hyrë në ambasadën gjermanë në Tiranë.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar nga bashkia e Tiranës, Rada nuk është kursyer në fjalë ndaj diktatorit Enver Hoxha, duke e cilësuar si një njeri psikopat që kishte mbyllur Shqipërinë. Gjithashtu skulptori ka treguar edhe lidhur me miqësinë që ai ka pasur me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

“Unë flas si dëshmitar okular se shtëpia ime është tek ato çadrat e bardha aty. Ne përjetuam një valle absurde vdekjeje. Njerëz të vuajtur, të uritur, të shëmtuar fizikisht. Njerëz që një mostër i kishte mbyllur në një konservë dhe nuk i linte që të dilnin. Të merrnin pak ajër të pastër. Na burgosnin për dy fije floku. Jetuam një absurd. E përmendi Erioni kryeministrin. Dua t’ju them se kam punuar me ta atin e tij që kur kam qënë shumë i ri dhe deri ditën që ndërroi jetë. Përpos respektit që kam për të njihem edhe me Edin si ishte i biri i profesorit tim. Tek kjo rrugë këtu, i thosha “Edi dalim jashtë shtetit?”, qeshte se na dukej jashtë shtetit kur shëtisja këtu. Dhe këtu flisnin kundër atij regjimi barbar, që një i çmendur na çmendi të gjithëve. Një psikopat na bëri gjysmë njerëzish,”-u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në ceremoninë e inagurimit të skulpturës, morën pjesë kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri i Diasporës, Pandeli Majko dhe ambasadori Peter Zingraf.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment