Politike

Krisje mes PD-LSI? Mehmetaj: Do rishikojmë vendimarrjet, fillimisht të merremi me zgjedhjet

E ftuar në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Mehmetaj tha se fillimisht duhet kuptuar e dokumentuar ajo që ndodhi në zgjedhje që sipas tyre është manipulim votash.
Featured image of article: Krisje mes PD-LSI? Mehmetaj: Do rishikojmë vendimarrjet, fillimisht të merremi me zgjedhjet Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

TIRANË– Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj ka pranuar se Lëvizja Socialiste për Integrim ka menduar që ta rishikojë vendimmarrjen për bashkëpunimin me Partinë Demokratike.

E ftuar në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Mehmetaj tha se fillimisht duhet kuptuar e dokumentuar ajo që ndodhi në zgjedhje që sipas tyre është manipulim votash.

Më pas, Mehmetaj shtoi se do të kalojnë në analizën e vendimeve të marra si PD-LSI.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mund të flasim për shumë vendime të gabuara, por ende nuk është koha për të folur për vendimet e gabuara, vendime që datojnë këti e 2-3 vite përpara. Nuk është koha kjo tani, është me e rëndësishme të kuptojmë dhe dokumentojmë çfarë ndodhi me zgjedhjet e më pas të futemi në analiza e të rishikojmë vendimmarrjen,”- tha Mehmetaj.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment