Politike

Krisje dhe në ceremoninë e Pavarësisë, Meta përshëndet Ruçin e Ramën në Vlorë, kryeministri e ‘injoron’ dhe vazhdon rrugën

Të njohur për konfliktin mes tyre, dyshja nuk i kanë lënë mëritë pas as për ditën e sotme, gjatë ceremonisë shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.

VLORË– Kryeministri Edi Rama ia ka lënë ‘seen’ Presidentit Ilir Meta edhe në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Të njohur për konfliktin mes tyre, dyshja nuk i kanë lënë mëritë pas as për ditën e sotme, gjatë ceremonisë shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.

Siç shihet edhe në video, pas përfundimit të ceremonisë Meta ngre dorën dhe përshëndet të pranishmit, mes tyre Gramoz Ruçin e Ramën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ruçi ia ktheu përshëndetjen Kreut të Shtetit, ndërsa Rama vazhdoi rrugën pa e kthyer kokën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment