Politike

Krisen marrëdhëniet mes Bashës e Grida Dumës? Ish-deputetja: S’isha prej liderit të partisë në PD

Grida Duma ka theksuar se mes dy individëve nuk mund të ketë çarje, por sipas saj ata kanë qasje të ndryshme nga njëri-tjetri.
Featured image of article: Krisen marrëdhëniet mes Bashës e Grida Dumës? Ish-deputetja: S’isha prej liderit të partisë në PD Grida Duma dhe Lulzim Basha

TIRANË– Ish deputetja demokrate, Grida Duma ka rrëfyer për marrëdhënien që ka me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Gjatë një interviste në Syri.Net, ish-politikania ka deklaruar se Basha nuk ka ndërtuar raporte miqësore brenda PD-së.

Grida Duma ka theksuar se mes dy individëve nuk mund të ketë çarje, por sipas saj ata kanë qasje të ndryshme nga njëri-tjetri.

Në disa momente dhe është thënë cila është miqësia? Unë nuk shoh që në PD Lulzim Basha ka ndërtuar raporte miqësore. Disa e kanë e disa jo. Këtë natyrë pune ka dhe është perfekte. Të gjitha keqpërdoren sipas dëshirës së lajmit. Kam bërë pjesë në fushatën e zotit Basha, kam bërë takime me intelektualë dhe prezenca ime në PD nuk ka qenë prej Bashës. Në mes dy individëve nuk mund të ketë çarje, por a ka një mendim ndryshe, po ka një mendim ndryshe mes meje dhe mënyrës si po bëhen gjërat tani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë, unë do të mbetem  në vendimet e PD. Në PD ka patur gjithmonë debat, ky është momenti me më pak debat”, deklaroi Grida Duma.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment