AktualitetRajoni

Krimineli turk takoi Zaev?! Dëshmia e bosit Sedat Peker shkakton “tërmet” në Maqedoni: Kam takuar kryeministrin, isha në shtëpinë e tij… (VIDEO)

Në një video të publikuar në mediat maqedonase, Peker thotë se ka qenë në shtëpinë  e kryeministrit Zoran Zaev. 

SHKUP– Sedat Peker, biznesmeni turk i cili kërkohet nga Interpoli turk dhe akuzohet për kryesimin e një grupi kriminal në Turqi është emri më i përfolur në 24 orët e fundit. Teksa në Shqipëri, gazetari investigativ Artan Hoxha deklaron se Peker fshihet në Shqipëri, vetë biznesmeni deklaron se ndodhet në Maqedoni. Në një video të publikuar në mediat maqedonase, Peker thotë se ka qenë në shtëpinë  e kryeministrit Zoran Zaev.

“Unë, Sedat Pekeri, e njoh kryeministrin e Maqedonisë, kam qenë në shtëpi te ai. I njoh të gjithë liderët e partive”,-shprehet biznesmeni. Një takim i tillë sipas ALSAT është mohuar me forcë nga qeveria. Vetë Zaev nuk është takuar kurrë me Peker. “Kryetari i Qeverisë nuk ka pasur takim me personin për të cilin jeni duke pyetur – njoftojnë nga Qeveria.”

Por kush është Sedat Peker?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Biznesmeni turk u zbulua pas skandalit me pasaportat e falsifikuara në Turqi. Ai akuzohet si kryesuesi i një grupi kriminal, ndërkohë që shtëpia e tij në Stamboll është bastisur nga Policia. Ndërkohë që Interpoli e kërkon Peker si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar, në Maqedoni ai akuzohet për lidhje me grupin që lëshoi 214 pasaporta të falsifikuara. Ai është emri i dytë që përmendet për lidhje dhe fshehje në Shqipëri. I pari është Faruk Ozer, i njohur si bosi i kriptomonedhave, i akuzuar për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment