Politike

Krimi në Shqipëri, ministri Lleshaj tregon qytetet më të ‘rrezikshme’, sugjerimi për gazetarët: Më mirë bëni emision për flamingot sesa për katundin

I ftuar në emisionin "Java", ministri Lleshaj u shpreh se qytetet më problematike ishin ato që qarkullonin më shumë para. 
Featured image of article: Krimi në Shqipëri, ministri Lleshaj tregon qytetet më të ‘rrezikshme’, sugjerimi për gazetarët: Më mirë bëni emision për flamingot sesa për katundin Sandër Lleshaj

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për qytetet më të prekura nga krimi në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Java”, ministri Lleshaj u shpreh se qytetet më problematike ishin ato që qarkullonin më shumë para.

Më tej, ministri këshilloi dy gazetarët Lorenc Vangjelin dhe Preç Zogajn që t’i kushtojnë hapësirë televizive flamingove dhe jo ‘skifterëve’ të krimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Krijohet situata edhe nga mediat, se jashtë nuk ke lajm ti që është bërë një vrasje në Los Angelos. Kush janë zonat më të rrezikshme? Bëni një emision për flamingon në Karavasta sesa për skifterët e këtij katundi. Zonat më problematike janë ato më shumë para, Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra,”-tha Lleshaj.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment