Aktualitet

Krimi makabër në Pogradec, flet psikiatri që ka kuruar Olsi Çekiçin: Vuante nga probleme të shëndetit mendor, pinte drogë dhe dhunonte të afërmit

Çala ka deklaruar se 44-vjeçari uante nga probleme të shëndetit mendor. Po kështu sipas tij, ai pinte edhe lëndë narkotike dhe rezufonte që të merrte mjekimet.
Featured image of article: Krimi makabër në Pogradec, flet psikiatri që ka kuruar Olsi Çekiçin: Vuante nga probleme të shëndetit mendor, pinte drogë dhe dhunonte të afërmit Olsi Çekiçi

Pogradec– Flet psikiatri Gentian Çala, i cili ka kuruar vrasësin Olsi Çekiçi. Mjeku ka deklaruar se 44-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, të cilat kishin si shkak përdorimin e subastancave narkotike. Ai thekson se autori i krimit nuk pranonte të merrte mjekime dhe se dhunonte herë pas here familjarët.

“Autori i krimit vuante nga çrregullime mendore, të cilat kishin si shkak përdorimin e substancave narkotike. 44-vjeçari, nën efektin e narkotikëve dhunonte anëtarët e familjes. 44-vjeçari nuk pranonte të merrte mjekime. E ëma shkonte shpesh në qendrën e shëndetit mendor dhe kërkonte recetë për të birin“, tha Gentian Çala.

Ngjarja e rëndë tronditi Pogradecin pasditen e djeshme. Olsi Çekiçi fillimisht tentoi të vriste vajzën e tij, pasi kjo e fundit kalonte kohën me telefon. Në këto momente ndërhyri nëna e tij, për të mbrojtur vajzën. Vajza mundi të largohej nga banesa, ndërsa 44-vjeçari i preu kokën me thikë 70-vjeçares dhe e vari në derë të shtëpisë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij. Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe u gjet i përlyer në gjak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment