
ELBASAN– Vrasjet e fundit që kanë ndodhur në Elbasan kanë vënë alarmin e në strukturat e Policisë. Për të fituar terren ndaj krimit, në Policinë e Elbasanit ka pasur rotacion të disa drejtuesve dhe oficerëve të sektorit të vrasjeve në këtë qark.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga Elbasani është larguar Leonard Palushi, shefi i sektorit të hetimit të krimeve kundër jetës për t’u transferuar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë. Ndërkohë në sektorin e vrasjeve në Elbasan, ende nuk është përcaktuar emri që do drejtojë këtë sektor të rëndësishëm.
Përveç Palushit, sektorit të krimeve i është bashkuar Erion Ismaili, i cili ka mbajtur postin e shefit të komisariatit në Krujë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ristrukturimi vjen pas një seri ngjarjesh të ndodhura kohët e fundit në qytet.
(k.m/dosja.al)