Aktualitet

Krimet e Rënda shtyjnë me tre muaj hetimet për Kaçifas: Duam të mbledhim informacione të reja

Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë zgjatur hetimet për Konstandinos Kaçifas pasi kërkon të mbledhë informacione të reja.
Featured image of article: Krimet e Rënda shtyjnë me tre muaj hetimet për Kaçifas: Duam të mbledhim informacione të reja

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar zgjatjen me tre muaj të hetimeve për vrasjen e 35-vjeçarit grek Konstantinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës.

Sipas mediave greke, arsyeja e zgjatjes së hetimeve është mbledhja e informacioneve të reja.

Në një prej televizioneve greke, avokati i familjes Efthimios Navridides u shpreh se nuk ishte i çuditur nga veprimi i autoritetve shqiptare.

“Më bën përshtypje, por nuk më habit. Më lini t’ju kujtoj se pas sa kohësh iu dorëzua trupi i 35-vjeçarit familjes,” – tha avokati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa babai i Kaçifas u shpreh se mbi familjes po ushtrohet presion psikologjik për shkak se djali i tyre edhe pse i vdekur është vendosur në rolin e të pandehurit.

“Le të shohim se çfarë vendimi do të marrin, Presion? Normalisht që kemi presionpsikologjik mbi ne, imagjino fëmija ynë i vdekur është i pandehur”, tha Yannis Kaçifas.

Minoritari grek Konstandinos Kaçifas u vra më 28 tetor pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA në fshatin Bularat të Gjirokstrës. Kaçifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Shto Koment