Aktualitet

Krim në familje, burri mbyt me duar gruan në Gramsh, autori i sëmurë mendor (Emri+Foto)

  • Pasi vrau gruan, i qetë i hipi mushkës dhe u largua, 35-vjeçari në Gramsh i sëmurë mendor
  • Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, në fshatin Grekan, ku 35-vjeçari me Alvin Hysa ka mbytur gruan e tij Gurije Hysa rreth 32-vjeç. Autori i krimit është arrestuar në flagrancë pasi kreu krimin e rëndë. Alvin Hysa është i sëmurë mendor dhe ka qenë dy herë i dënuar më dhunë në familje.
    Featured image of article: Krim në familje, burri mbyt me duar gruan në Gramsh, autori i sëmurë mendor (Emri+Foto) Alvin Hysa dhe vitima Gurije Hysa
    Përditësuar:

    Gramsh- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, pasi një 35-vjeçar ka mbytur bashkëshorten e tij. Mësohet se 35-vjeçari Alvin Hysa,  banues në Grekan të Gramshit, ka mbytur me duar gruan e tij, Gurije Hysan rreth 32 vjeçe në shtëpinë e tyre.

    Si ndodhi krimi? 

    Ngjarja ndodhi në orën 00:00 të mbrëmjes së djeshme, ku burri pasi mbyti gruan e tij në dhomën e gjumit i tregoi për vrasjen të atit. Dosja.al mësohet se 35-vjeçari pasi kreu krimin u largua nga banesa me mushkë dhe shkoi tek shtëpia e motrës, në fshatin Lumras në Berat. Pasi debatoi me të motrën u kthye sërish në banesë, ku edhe u arrestua nga Policia, 

    35 vjeçari është babai i tre femijeve,  një vajze në klasë të gjashtë dhe dy djemeve, njëri në klasë të tretë dhe tjetri në kopësht. Ai ishte i sëmurë mendor dhe njihej si tip problematik në familje pasi ushtonte dhunë të vazhdushme sidomos ndaj gruas. 

    Hysa ka kryer dy herë dënime për dhunë në familje  dhe trajtohej me kemp si i sëmurë mendor. Në momentin që ka ndodhur ngjarja fëmijët nuk kanë qenë në banesë. 

    Dosja.al sjell disa foto nga shtëpia ku jetonte çifti.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
    Pamje nga shtëpia ku jetonte çifti
    Pamje nga shtëpia ku jetonte çifti

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh,  arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., rreth 35 vjeç,  banues në Grekan, Gramsh.

    Arrestimi i tij u bë pasi  në  banesë për motive ende të paqarta,  ka vrarë duke e mbytur me duart bashkëshorten e tij shtetasen G.H.,  rreth 32 vjeçe.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment