Bota

Krim i rëndë në Florida/ 10-vjeçarja po ndiqte mësimin online në Zoom, befas i vrasin nënën para syve

FOTO
27-vjeçari qëlloi ndaj 32-vjeçares, por pamjet  nuk ishin të hapura për mësuesen apo nxënësit e tjerë, ndërkohë sipas mediave të huaja ende nuk dihet arsyeja që shkaktoi këtë krim të rëndë në familje.
Featured image of article: Krim i rëndë në Florida/ 10-vjeçarja po ndiqte mësimin online në Zoom, befas i vrasin nënën para syve 32-vjeçarja me vajzen e saj dhe autori i krimit.

FLORIDA– Nëna e një nxënëseje 10-vjeçareje nga Florida, u vra nga i ish- i dashuri i saj gjatë kohës kur e bija po ndiqte për herë të parë mësimin online në internet, me platformën Zoom.

Ndërkohë zyrtarë të policisë vendase kanë bërë me dije se  27-vjecari Donald J.Ëilliams qëlloi dhe vrau ish-të dashurën Maribel Rosado-Morales, 32-vjeçe, para syve të 6 fëmijëve të saj në orën 8 të mëngjesit, më 11 gusht.

Teksa  e mitura po ndiqte mësimin online me nxënësit e tjerë të klasës së saj, nga ana tjetër dëgjoheshin të bërtiturat brenda në shtëpisë së saj.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, mësuesja ndaloi zërin e nxënëses pasi e kuptoi se po ndodhte diçka që nxënësit e tjerë nuk duhet ta shikonin. Vetëm pas pak minutash mësuesja e pa 10-vjeçaren me duart mbi kokë teksa shpërtheu nën lot.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dhe ky ishte momenti kur 27-vjeçari qëlloi ndaj 32-vjeçares, por pamjet  nuk ishin të hapura për mësuesen apo nxënësit e tjerë. Ndërkohë sipas mediave të huaja ende nuk është e qartë arsyeja që shkaktoi këtë krim të rëndë në familje.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment