Bota

Krim i rëndë në Britani/ Plagosen me thikë disa persona pas mesnatës, dëshmitarët tronditen nga skena e dhunshme

Efektivët kanë deklaruar se kishte shumë persona të plagosur, për këtë arsye iu bën thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg zonës. Dëshmitarja Cara, teksa ka qenë duke punuar në Qendrën Arcadian ka thënë për mediart se shumë njerëz ziheshin me grushta.
Featured image of article: Krim i rëndë në Britani/ Plagosen me thikë disa persona pas mesnatës, dëshmitarët tronditen nga skena e dhunshme Pamjet nga vendngjarja
Përditësuar:

BRITANI E MADHE– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit Birmingham, Angli ku dhjetëra njerëz janë plagosur nga goditjet me thikë. Sikurse shkruajnë edhe mediat e huaja policia e West Midlands ka marrë njoftimin rreth orës 00:30, sipas orës lokale ditën e sotme.

Efektivët kanë deklaruar se kishte shumë persona të plagosur, për këtë arsye iu bën thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg zonës. Dëshmitarja Cara, teksa ka qenë duke punuar në Qendrën Arcadian ka thënë për mediart se shumë njerëz ziheshin me grushta.

“Unë pashë shumë njerëz që ziheshin me grushta … njerëz nga pub-et dhe klubet dolën dhe filluan të shohin se çfarë po ndodhte. Kishte femra, meshkuj, njerëz të moshuar, të rinj, një përzierje e tillë njerëzish. Duke punuar në skenën e klubit për më shumë se dy vjet, unë gjithmonë kam parë mjaft zënka por nuk ishte asgjë si sonte. Gjuha e trupit dhe sjellja ishin krejt të ndryshme. Sasia e gjërave që kam dëgjuar sonte në tre orë, me goditjet me thikë, përplasjen e makinës dhe shumë gjëra të tjera është një tronditje kaq e madhe për mua. Për mua që të jem një dëshmitar okular i diçkaje që ka ndodhur ka qenë një natë mjaft emocionuese deri në pikën ku unë në të vërtetë jam akoma i tronditur.”- u shpreh dëshmitarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Akoma është e paqartë përse ka ndodhur kjo masakër në mes të rrugës në mesnatë. Ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat dhe forcat e sigurisë do të qëndrojnë gati për çdo të papritur pasi mund të rrezikohet jeta e njerëzve të tjerë.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment