Bota

Krim i rëndë në Belgjikë/ 28-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë, prokurori dyshon se i vëllai e ka vrarë për çështje nderi

E reja, e cila punonte kameriere në kafe Liège, u gjet në banesën e saj më 3 janar, me gjurmë mbytjeje rreth qafës, duart e lidhura dhe një plumb në kokë. Ndërkohë, ditën e sotme, zyra e prokurorit konfirmoi se një nga vëllezërit e saj është i dyshuar, pasi ai nuk mbështeste mënyrën sesi ajo jetonte. 
Featured image of article: Krim i rëndë në Belgjikë/ 28-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë, prokurori dyshon se i vëllai e ka vrarë për çështje nderi Foto ilustruese

SIRI-Ahlma Yunan është një refugjate siriane 28 vjeçare, e cila është gjetur e vrarë me një plumb në kokë në banesën e saj në Belgjikë. Sipas mediave, një nga vëllezërit e saj, dyshohet se ka kryer krimin, për çështje nderi.

Ahlam Yunan u vra nga i vëllai për çështje nderi,”- njoftoi prokuroria belge.

E reja, e cila punonte kameriere në kafe Liège, u gjet në banesën e saj më 3 janar, me gjurmë mbytjeje rreth qafës, duart e lidhura dhe një plumb në kokë. Ndërkohë, ditën e sotme, zyra e prokurorit konfirmoi se një nga vëllezërit e saj është i dyshuar, pasi ai nuk mbështeste mënyrën sesi ajo jetonte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Autori është sirian, i lindur në 1984, refugjat në Suedi, i cili aktualisht është në kërkim.  Tensionet midis vëllait dhe motrës ishin shumë të mëdha sepse ai nuk e mbështeste mënyrën se si ajo jetonte, mund të flitet për një krim nderi, “tha Catherine Collion, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të Liege.

Sipas mediave, Ahlam u rrit në një familje të madhe myslimane në Siri, anëtarët e së cilës tani janë shpërndarë midis Belgjikës, Suedisë dhe vendit të tyre të luftës. Ka qenë motra e saj Fandia, që ka njoftuar për vdekjes e saj, pasi prej ditësh nuk kishte pasur asnjë lajëm nga  Ahlami. Ajo e ka gjetur trupin e pajetë të 28-vjeçares. Gjithashtu, ajo iu ka treguar hetuesve për vëllain, i cili sipas saj kohët e fundit kishte kërcënuar viktimën. Krimi i duhet të jetë kryer në 31 dhjetor ose 1 janar. Që atëherë, vëllai është zhdukur.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment