Bota

FOTOT/ Policia në Londër “raprezalje” makinave të luksit, pasanikët e rinj xhironin gomat poshtë apartamenteve në rrugët e zbrazura

FOTO
Të paktën 20 oficerë policie kishin zbarkuar në një prej akseve kryesore, duke ndaluar dhe kontrolluar makinat.
Featured image of article: FOTOT/ Policia në Londër “raprezalje” makinave të luksit, pasanikët e rinj xhironin gomat poshtë apartamenteve në rrugët e zbrazura Makinat luksoze ne Londer

LONDËR– Në shumë vende të botës, kryesisht në zonat më të pasura ka shoferë që garojnë në orët e vona të natës me motorë. Kështu për këtë arsye edhe policia britanike në zonat e pasura të Londrës ka nisur një aksion kundër shoferëve bëjnë gara të tilla, duke krijuar shumë zhurmë për banorët e tjerë.

Sipas mediave të huaja banorët e zonave qendrore të Sloane Street, Knightsbridge e Belgravia ankoheshin se zhurmat e motorëve i mbanin zgjuar deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa makinat me çmime marramendëse bënin paradë në rrugët e zbrazura.

Të paktën 20 oficerë policie kishin zbarkuar në një prej akseve kryesore, duke ndaluar dhe kontrolluar makinat sportive.

Pas  kontrollit efektivët e policisë kanë zbuluar mjete me targa me numra të fshehur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësohet se mes mjeteve të ndaluara ishin vetura si Lamborghini, Porsche, BMË me fuqi të lartë, kalonin në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Gjithashtu kujtojmë se edhe në një vend kaq të vogël si  Tirana ose zona të veçanta të Shqipërisë ka persona që bëjnë gara të tilla gjatë orëve të vona të natës, duke shkaktuar shumë zhurmë për banorët. Por mesa duket në vendin tonë ende është marrë asnjë masë e tillë si në Londër, dhe pronarët e makinave të shtrenjta vijojnë të garojnë të lirë pa u penguar nga askush.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment