Sport

Krijoi “Air Albania Stadium”, arkitekti italian: Një i tillë i duhet Firences

Arkitekti me origjinë nga Firence është shprehur për mediat italiane se krijesën e tij mund ta transferojë në Itali.
Featured image of article: Krijoi “Air Albania Stadium”, arkitekti italian: Një i tillë i duhet Firences Marco Casamonti

TIRANË– Arkitekti italian Marco Casamonti, që krijoi projektin e “Air Albania Stadium” është shprehur se edhe qyteti i tij i lindjes ka nevojë për një stadium të tillë.

Arkitekti me origjinë nga Firence është shprehur për mediat italiane se krijesën e tij mund ta transferojë në Itali.

“Është një lloj leksioni për Italinë. Këtu ka shumë burokraci or duhet menduar. Shqipëria ka energji shumë të madhe,”- mësohet të ketë thënë Casamonti.

Stadium “Air Albania” me impantin 75 milionë eurosh u inagurua vetëm para tre ditësh. Ndeshja e parë që u zhvillua në stadiumin që mban firmën e arkitektit italian është ajo Shqipëri-Francë, ku triumfuan gjelat me rezultatin 2 me 0.

(r.g/dosja.al)

Shto Koment