Kuriozitete

Diabetikët shpëtojnë një herë e mirë nga gjilpërat, krijohet kokrra e insulinës

 Përpjekjet e përparshme për t'u dhënë pacientëve insulinë në formë pilule kanë dështuar të gjitha sepse ato shkërmoqen në acidin e stomakut dhe lëshojnë hormonin shumë më herët seç duhet.
Featured image of article: Diabetikët shpëtojnë një herë e mirë nga gjilpërat, krijohet kokrra e insulinës

AMERIKË – Miliona pacientë që jetojnë me sëmundjen e diabetit më në fund mund të shpëtojnë nga vetë injektimi i serumit të insulinës.

Për studiuesit e Institutit të teknologjisë në Masaçusets, studiuesit tani kanë krijuar një kapsulë mjaft të fortë për të mbijetuar në acidin e stomakut.

Skema funksionuese e pilulës

Përpjekjet e përparshme për t’u dhënë pacientëve insulinë në formë pilule kanë dështuar të gjitha sepse ato shkërmoqen në acid dhe lëshojnë hormonin shumë më herët seç duhet.

Por shkencëtarët kanë krijuar një kapsulë 1.18 inç (30 mm) mjaft të fortë për të përballuar mjedisin e ashpër, sipas provave mbi derrat, të cilët kanë një organizëm të brendshëm mjaft të ngjashëm me tonin.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Shto Koment