Rajoni

Krijimi i qeverisë së re/ Ambasadori amerikan Kosnett angazhohet për marrëveshje, takohet me liderët e LDK-së

Në takim me të dërguarin amerikan në Kosovë ka qënë lideri i LDK-së Isa Mustafa, bashkë me nënkryetarët Vjosa Osmani dhe Agim Veliu.
Featured image of article: Krijimi i qeverisë së re/ Ambasadori amerikan Kosnett angazhohet për marrëveshje, takohet me liderët e LDK-së Vjosa Osmani, Agim Veliu, Isa Mustafa dhe Philip Kosnett

KOSOVË– Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar ditën e sotme disa nga figurat më të rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në takim me të dërguarin amerikan në Kosovë ka qënë lideri i LDK-së Isa Mustafa, bashkë me nënkryetarët Vjosa Osmani dhe Agim Veliu. Mësohet se në qendër të bisedave ka qënë krijimi i qeverisë së re të Kosovës me Lëvizjen VetëVendosje.

Kërkesa e ambasadës Amerikane në Prishtinë është bërë që pas zgjedhjeve të 6 tetorit deri në momentin kur Kuvendi i ri me 111 deputetë u konstituua.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment